Dyshohet se u vetëhelmua me pesticide, humb jetën në spital 27-vjeçari në Tiranë

Një 27-vjeçar ka humbur jetën në Tiranë, pasi u dërgua në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Sipas të dhënave paraprake të Policisë së Shtetit, dyshohet se i riu i ka dhënë fund jetës.
Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet S. B., i cili u transportua me urgjencë drejt spitalit, por pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, nuk mundi të mbijetonte.
Sipas Policisë së Shtetit, nga hetimet paraprake ka rezultuar se 27-vjeçari ndodhej në kushte depresioni dhe dyshohet se kishte konsumuar lëndë pesticide që i shkaktuan gjendjen e rëndë shëndetësore, e cila më pas çoi në humbjen e jetës.
"Në kushte depresioni, 27 vjeçari ka konsumuar lëndë fosfororganike, si dhe lëndë insekticide dhe pesticide, të cilat i kanë shkaktuar humbjen e jetës", bëhet me dije në njoftimin e policisë.
Rrethanat e plota të ngjarjes mbeten ende nën hetim, ndërsa autoritetet po punojnë për të dokumentuar gjithçka që ka ndodhur.
Lexo edhe
AKTUALITET
U vra me thikë në gjoks nga bashkëshorti i saj, del foto e Lumturie Patushit

“Rezistenca vazhdon. Askush nuk e shuan dot protestën”, aktivistja Luçiana Kokaj në revoltën kundër Ramës: Në shesh të gjithë ata që duan...

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, protestuesit nisin marshimi në rrugët e Tiranës

"Qeveri e krimit"/ Protestuesit marshojnë drejt kryeministrisë, thirrje në kor: Ju erdhi fundi

Protestuesi: Të përmbysim sistemin që i shërben qeverisë dhe një pjese të opozitës





