Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Skandali i mbetjeve toksike në Elbasan, largohet administratorja e Albchrome, drejtimin e merr turku Selim ... Gjirokastër, arrestohet 32-vjeçari që transportonte emigrantin afgan kundrejt pagesës Berisha: Dje në protestë ishte populli demokrat, bëj sërish thirrje për bashkim në mbështetje të revoltës s... Berisha: Raporti i KE damkoste Padrinon dhe Lubinë, opozita ka luajtur rolin e saj për këtë raport Protesta kundër Ramës/ Policia vijon me presionin ndaj rinisë, u vendos gjoba, katër të arrestuar Helmim nga uji në Vlorë? Pas fëmijëve, në spital edhe të rritur me të vjella e diarre Nga siguria e fëmijëve te vjedhja e kartave bankare, ja çfarë i shqetëson shqiptarët në internet Trump i ofron drejtuesit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë, White pritet të takohet me pr... “Papaqёt” me indianё pushtojnё rrugёt e Tiranёs: Sulmi i njё ushtrie qё po sundon kryeqytetin Hetimet për “Albanian Files”, Zhupa: Të zbardhen projektet dhe lidhjet me investitorët Shoqërohen 12 protestues, gjobiten 10 të tjerë Sánchez para zgjedhjeve: Spanja nuk qeveriset nga Uashingtoni apo Tel Avivi, por nga spanjollët
AKTUALITET

E droguan dhe e lanë të vdiste në rrugë, babai i 19-vjeçares: E vesha si nuse, sot kam dasmën dhe varrimin e saj

P
Piranjat17 April 2026, 12:59 · 3 min lexim
E droguan dhe e lanë të vdiste në rrugë, babai i

Sipas pretendimeve të tij, ai ka qenë personi që e ka nxjerrë vajzën pa ndjenja nga apartamenti dhe, së bashku me një 23-vjeçar, kanë njoftuar shërbimet e emergjencës. Megjithatë, hetimet e policisë paraqesin një version më të rëndë të asaj që ka ndodhur.

Fillimisht, tre të arrestuarit u përballën me akuza për ekspozim dhe shkelje të ligjeve për narkotikët, por më pas çështja mori një kthesë të fortë, pasi akuza u përshkallëzua në vrasje me dashje përmes mosveprimit, sipas dispozitave të Kodit Penal grek. Ky zhvillim e rëndon ndjeshëm pozitën e të dyshuarve, ndërsa pritet që edhe dy personat e tjerë të japin dëshmitë e tyre.

Ngjarja ndodhi në Argostoli, ku e reja u gjet pa ndjenja në një shesh qendror në orët e para të mëngjesit të së martës. Ajo u transportua me urgjencë në spitalin e ishullit, por nuk arriti të mbijetojë.

Sipas aktakuzës, tre të rinjtë, 26, 23 dhe 22 vjeç, dyshohet se ndodheshin me viktimën në një dhomë hoteli dhe nuk i kanë ofruar ndihmë në momentin kritik kur ajo humbi ndjenjat, duke e lënë më pas në vendin ku u gjet.

Pamjet e kamerave të sigurisë konsiderohen prova kyçe, pasi tregojnë 26-vjeçarin duke e nxjerrë vajzën pa ndjenja nga hoteli dhe duke e lënë jashtë. Hetuesit dyshojnë gjithashtu për përpjekje për të fshehur gjurmët, përfshirë pastrimin e dhomës dhe zhdukjen e telefonit të viktimës, i cili u gjet më vonë i braktisur.

Sipas ekzaminimeve paraprake mjeko-ligjore, shkaku i vdekjes lidhet me arrest kardiak pas edemës pulmonare, ndërsa analizat toksikologjike pritet të hedhin më shumë dritë mbi rrethanat e ngjarjes.

Ndërkohë, familjarë dhe miq i dhanë lamtumirën e fundit 19-vjeçares në një atmosferë të rënduar nga dhimbja. Babai i saj, në një deklaratë të fortë emocionale, ngriti dyshime për përfshirjen e një rrjeti të organizuar kriminal dhe kërkoi drejtësi për vajzën e tij.

“Është një grup i organizuar, i cili mund të ketë pasur një udhëheqës, mund të ketë pasur një zëvendëskryetar, mund të ketë pasur ndihmës, mund të ketë pasur aktorë, nuk e di se çfarë mund të ketë pasur. Më kurseni, mos lejoni ta fyejnë fëmijën tim. Sot kam si dasmën ashtu edhe funeralin e vajzës sime. E vesha si nuse dhe shkova i fola dhe i thashë ‘fëmija im, ja ku jam. I kisha premtuar të të shoqëroja. Në vend që të të çoja te i dashuri yt, po të çoj te Haros. Më shkatërrove, vajza ime!’”, u shpreh ai.

Hetimet vijojnë, ndërsa autoritetet po analizojnë çdo provë për të zbardhur plotësisht të vërtetën e kësaj ngjarjeje të rëndë.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.