Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra...
AKTUALITET

E falur me amnisti, por sonte në burg! Padrejtësia ndaj nënës 34-vjeçare

P
Piranjat21 July 2026, 21:57 · 2 min lexim
E falur me amnisti, por sonte në burg! Padrejtësia ndaj

Nga Anila Hoxha

Një 34-vjeçare ka qenë gjatë gjithë ditës së sotme një ushtrim i vështirë për autoritetet. Jo sepse ajo ishte e kërkuar dhe u arrestua sapo mbërriti në aeroport. Jo sepse ishte e rrezikshme. Por për shkak të fëmijëve: njëri 9 vjeç, i sëmurë; tjetri 2 vjeç dhe më i vogli 1 vjeç e gjysmë.

Në kthim nga Gjermania, ku kishte lindur dy më të vegjlit, gruaja duhej arrestuar, sepse duhet të shlyente një dënim prej 2 muajsh burg, të shpallur në mungesë ndaj saj.

Akuza: dhunë në familje ndaj vjehrrit.

Problemi për policinë, më pas për prokuroren që lëshoi urdhrin e ekzekutimit dhe më pas për Drejtorinë e Burgjeve ishte: ku do të shkonin fëmijët e saj? Nëna kërkonte me insistim që fëmijët të qëndronin me të, sepse, sipas saj, nuk kishte ku t'i linte.

"Së paku fëmijën më të vogël ma lini", u lut ajo.

"Edhe 2-vjeçarin e dua pranë", u përgjërua. "Po edhe të tretin, sepse është i sëmurë."

Prokurorja vlerësonte situatën, por vendimi duhej ekzekutuar. Gruaja duhet të shlyente 2 muajt e burgut.

Kuptohet, policia zbaton ligjin; nuk ka hapësirë për diskutim. Gjykata, nga ana tjetër, kishte folur prej kohësh.

Derisa mbërritën babai dhe gjyshi – edhe ata donin që gjendja të zgjidhej.

Por si të vepronin autoritetet, kur ligji kërkonte zbatim dhe gruaja duhej të dërgohej në burg?

Askush nuk e diskutoi që dënimi prej 2 muajsh burg, i dhënë në vitin 2023, përfshihej në ligjin e amnistisë, për të mos thënë edhe në amnistinë e kaluar.

Zgjidhja? Gruaja përfundoi në burgun e Pojskës.

Policët u ligështuan dhe qanë pak bashkë me të gjatë rrugës Tiranë–Pogradec.

Nesër, më i vogli, fëmija 1-vjeçar, do t'i dorëzohet nënës në burg.

Vjehrri, natyrisht, e ka falur.

Edhe shteti e ka falur me amnistinë, por ajo sonte është në burg, në pritje që nesër t'i bashkohet edhe fëmija.

Ja pra, ligjet funksionojnë...

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.