“E godita në zemër”/ Vrau me thikë gruan, zbardhet dëshmia e Hysni Patushit

68-vjeçari, Hysni Patushi i cili vrau me thikë bashkëshorten e tij, Lumturie Patushi, brenda banesës së tyre në zonën e Zogut të Zi në Tiranë është marrë në pyetje nga grupi hetimor.
Para autoriteteve, Hysni Patushi ka rrëfyer se kishin konflikte me bashkëshorten herë pas here, pasi ajo qëndronte te shtëpia e vajzës dhe jo në banesën e tyre. Sipas dëshmisë së tij, Patushi i kishte kërkuar gruas të shkonte në shtëpinë e tyre, por ajo nuk pranonte.
Ai thotë se paraditen e sotme, e kishte marrë në telefon dhe gruaja i ka thënë se ndodhej te TEG-u dhe ku 68-vjeçari ka shkuar te shtëpia e vajzës e ka gjetur aty. Patushi thotë me tej se në debat e sipër e ka goditur me thikë në zemër.
“Në debat e sipër e kam goditur me thikë në zemër”, citohet të ketë dëshmuar ai në polici.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:20 në një banesë në rrugën “Panorama”, në zonën pas shkollës “Harry Fultz”. Pas goditjes me thikë, gruaja është transportuar me urgjencë në spital, por ka humbur jetën si pasojë e plagëve. Në momentin e ngjarjes, në banesë ndodhej edhe nipi 14-vjeçar dhe dhëndri i tyre, i cili është shoqëruar në Polici. Pas krimit, Patushi është larguar nga vendngjarja për disa orë dhe më pas është vetëdorëzuar në polici.
Lexo edhe
AKTUALITET
Goditet rrjeti i kokainës në Laç/ Arrestohen dy të rinj, iu sekuestruan 80 doza gati për shitje

Aksident në aksin Fier-Patos/ Shpërndarësi i picave përplaset me automjetin, plagoset në këmbë

Vrau me thikë bashkëshorten, vihet në pranga 68-vjeçari

Burri vrau me thikë bashkëshorten, krimi në sy të nipit të mitur dhe dhëndrit të tyre

E rëndë në Tiranë! Burri vret me thikë bashkëshorten, ngjarja ndodhi në afërsi të SPAK-ut

Protestë në Vlorë kundër ndërtimit të muzeut hebraik

Jep dorëheqjen drejtori i Muzeut të Gjirokastrës pas skandalit me portretin e Çerçiz Topullit

Plagosja në Tiranë, reagon policia: U qëllua në ajër pas një konflikti çasti, autori në kërkim





