E izoluar për rreth 40 mijë vite, zbulohet shpella që po shokon arkeologët!

Një zbulim i rrallë arkeologjik në Gjibraltar po hedh dritë të re mbi jetën e Neandertalëve, duke ofruar prova të rëndësishme për ekzistencën e tyre në Europë shumë më vonë nga sa mendohej. Bëhet fjalë për një hapësirë të izoluar për rreth 40 mijë vite, e zbuluar në pjesën e pasme të shpellës Vanguard, pjesë e kompleksit të Shpellat e Gorhamit, një zonë e mbrojtur nga UNESCO.
Studiuesit besojnë se kjo mund të jetë një “kapsulë kohe”, ku kanë jetuar Neandertalët e fundit në Europë.
Arkeologët e Muzeut Kombëtar të Gjibraltarit kanë zbuluar një dhomë rreth 13 metra të gjatë, e vendosur në një pjesë të lartë të shpellës dhe e izoluar plotësisht nga mjedisi i jashtëm. Brenda saj janë gjetur mbetje të ndryshme kafshësh, përfshirë kocka rrëqebulli, hienash dhe shkabash, si dhe gjurmë të një grabitqari të madh dhe një guaskë breshke deti.
Sipas drejtorit të muzeut, Clive Finlayson, fakti që shtresa e rërës që mbyllte dhomën daton rreth 40 mijë vjet më parë tregon se kjo hapësirë është edhe më e vjetër dhe ka shumë gjasa të jetë përdorur nga Neandertalët.
Kompleksi përfshin disa shpella, përfshirë Gorham, Vanguard, Hyaena dhe Bennett, të cilat përmbajnë dëshmi të jetës njerëzore për më shumë se 100 mijë vite. Ky vend konsiderohet kyç për të kuptuar sjelljen e Neandertalëve, duke treguar se ata gjuanin, përdornin elementë dekorativë dhe krijonin forma të thjeshta arti.
Lexo edhe
AKTUALITET
Në shënjestër një kafshë/ 73-vjeçari qëllon me çifte të renë në Laknas. Policia jep detaje për ngjarjen

Shtëpia e barit nën emrin e ish-drejtorit të Burgut të Rrogozhinës/ Ja 7 punonjësit e policisë të pezulluar për përfshirje

Bordi i Transparenës nuk njeh kufi/ Rrit çmimin e naftës, shkon 224 lekë për litër

“Nuk do të fitojë asnjë sfidë”/ Selin habit Rogertin me veprimin në moment të fundit

Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë/ Policia jep dataje: I kemi identifikuar dy autorët, po punojmë për kapjen e tyre





