Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Kasaforta me 100 mijë euro dhe hetimet në Shqipëri 'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot... “Ushtarët” e rinj të Klodian Lekocajt dalin para gjykatës: Sulmova me molotov dyqanin për 1 mijë euro ... Protestë prej disa orësh para Ministrisë së Arsimit, nis marshimi drejt Kryeministrisë 25 vite punë, pa paga dhe pa sigurime/ 50 punonjësit e NEFER në Shkodër kërkojnë drejtësi Aksident me pasojë vdekjen në një minierë në Martanesh Lule, premtime dhe dhunë! Historia e Anxhelës, nga dashuria e adoleshencës te medikamentet e fshehura në pi... Nuk e lejuan të bënte grafi për këmbën e thyer, rëndohet situata shëndetësore e Veliajt
AKTUALITET

"E kanë burgosur pa të drejtë"/ U arrestua gjatë protestës te Kuvendi, gruaja e Altin Hilës: Protestoi për fëmijën tonë të sëmurë

P
Piranjat 4 July 2026, 19:19 · 2 min lexim
"E kanë burgosur pa të drejtë"/ U arrestua gjatë

TIRANË- Gruaja e Altin Hilës, protestuesit që u arrestua gjatë tubimit së të enjtes para Parlamentit, deklaroi se bashkëshorti i saj është arrestuar pa të drejtë, pasi ai kishte dalë për të protestuar për fëmijën e tyre të sëmurë.

Duke folur për mediat, bashkëshortja e Altin Hilës, e cila i është bashkuar tubimit të sotëm, ku po merr pjesë edhe diaspora, deklaroi se i është dashur të lërë punën për tu kujdesur për fëmijët për shkak se bashkëshorti i saj është i burgosur. 

"Kam dalë për burrin tim sepse e kanë burgosur pa të drejtë. Ai ka ardhur këtu me qëllimin e fëmijës së vet dhe ka protestuar qe ditën e parë, kërkoj lirim sa më të shpejtë. Ishalla nesër gjykata e liron. Unë nuk ia dal dot vetëm me dy fëmijët e vegjël. Njërin e kam të paralizuar.

Isha në punë kur Altini vinte në protestë por tani e kam lënë punën për fëmijët. I falënderoj të gjithë shqiptarët. Kanë bërë mrekulli për fëmijn tim. 11 vjet po ia dal vetë, me kredi e çdo gjë por shqiptarët janë gjendur edhe mua si nënë. I falënderoj të gjithë pa masë.

Zoti i shpërbleftë dhe i begatoftë”, tha ajo.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.