E kërkonte Italia, kapet i fshehur në Këlcyrë 51-vjeçari me dy identitete!

Një 51-vjeçar me dy identitete është arrestuar nga Policia e Gjirokastrës, pasi kërkohej nga drejtësia italiane, i dënuar në mungesë me 10 vite burgim për trafik droge.
I arrestuari është Fatbardh Çela, allias Gentian Çela, nga Këlcyra, aty ku dhe u finalizua operacioni i koduar “Fugitive” (Arratisja), me qëllime ekstradimi drejt Romës.
“Një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Këlcyrë, në kuadër të një operacioni policor të koduar “Fugitive”, i zhvilluar nga strukturat e Policisë së Shtetit në qarkun e Gjirokastrës. Në pranga ka rënë 51-vjeçari Fatbardh Çela alias Gentian Çela, banues në Këlcyrë, i cili ishte dënuar me 10 vite burgim nga autoritetet italiane për veprën penale të trafikimit të lëndëve narkotike”, thanë burime zyrtare.
Sipas njoftimit, “operacioni u organizua nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit të Policisë Këlcyrë, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative për vendndodhjen e të kërkuarit”.
“51-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Veronës e kishte dënuar me 10 vite burg për trafik droge. Ndërkohë, Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Romë, po vijon procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë”, sqaruan uniformat blu për detajet e aksionit.
Lexo edhe
AKTUALITET
Transporti publik drejt subvencionimit të naftës, nuk do të ketë reduktim shërbimi

Rruga ''Moxart'' e Rakip Sulit në gjendje skandaloze/ Qytetari denoncon me video: Shikoni gropën afër shtëpisë

“Dy kunata e dy kushërira pedagoge”, denoncimi i PD: Skemë nepotike në Universitetin ‘Eqrem Çabej’, nga sanitarja te zv/rektorja. Ja si b...

Mjegull e dendur, stuhi dhe reshje bore, moti i keq godet Kukësin

EKSKLUZIVE/ Një çift shqiptarësh të përfshirë në vjedhjen e çokollatave KitKat në Itali. Ja fotot dhe emrat e tyre

Prokuroria e Përgjithshme mohoi sulmin kibernetik nga 'Homeland Justice', por prokuroritë e juridiksionit në ‘black out’

Furnizonte të burgosurit me telefona dhe para, arrestohet infermieri shqiptar në Milano

Apeli i Posaçëm ndryshoi vendimin, Jorgo Goro rikthehet në burg





