Aktivizohet një tjetër vatër zjarri në Krujë, ndërhyrje nga toka dhe ajri
Ka nisur që në orët e para të mëngjesit ndërhyrja intensive nga toka dhe ajri për shuarjen e zjarrit. Puna ka vijuar pand&e...
Ka nisur që në orët e para të mëngjesit ndërhyrja intensive nga toka dhe ajri për shuarjen e zjarrit. Puna ka vijuar pand&e...
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e 9 gushtit në Shkodër. Rreth orës 22:20, në lagjen &l...
Dy kompani shtetërore, “Ujesjellës dhe kanalizime Tiranë” dhe prodhuesi i kartave të identitetit “Identitek”, q&eu...
Qeveria planifikon të forcojnë kontrollin teknik periodik dhe inspektimet në rrugë, pasi Strategjia Kombëtare për Sigurinë ...
Ditën e sotme (10 gusht) vendi ynë do të jetë nën ndikim të masave ajrore raltivisht të qëndrueshme dhe të nxehta...
Sivjet prodhimi vendas i qumështit ka shënuar rritje, si rezultat i zgjerimit të fermave të mëdha dhe përmirësimit të ...
Dashi Monotonia do mbizotërojë gjate gjithë kësaj kohe ne jetën tuaj ne çift dhe do ndiheni gjithë kohës te m&e...
Një vatër zjarri është përhapur mbrëmjen e sotme në zonën e Krasës, duke alarmuar banorët e Krujës. Nj&...
Një video e dërguar në redaksinë e Piranjat News, tregon momentin ku shfaqet organizatori grek i eventeve dhe menaxheri i marrëdhë...
Situata me zjarret vijon të jetë problematike në Mallakastër, veçanërisht në krahun e Drenies, ku era e fortë e nisu...
“

Plaka qante nëpër shtëpi, thoshte: le të digjem brenda”. Kjo është dëshmia tronditëse e një banori që përjetoi nga afër momentet e tmerrit, teksa flakët rrethuan banesat dhe i detyruan banorët të luftonin vetë për të shpëtuar shtëpitë dhe familjarët.
Sipas tij, zjarri u përhap brenda pak minutash dhe rrethoi plotësisht banesën në Krujë.
“Të them të drejtën, për pesë minuta nga atje, erdhi e rrethoi komplet shtëpinë. Që të gjithë, ne morëm masa, sollëm kamionin me dy bota ujti dhe e kemi mbajtur komplet situatën vetë.”
Banori denoncon vonesën e mjeteve zjarrfikëse, duke thënë se ato mbërritën pasi flakët kishin përparuar ndjeshëm.
“Zjarrfikëset kanë hyrë shumë vonë. Mbasi u ka shkuar krejt zjarri, kanë ardhur vetëm sa për me fik vatrat e vogla, se zjarrin e kemi mbajtur vetë komplet.”
Situata ishte aq e rëndë sa banorët kishin frikë për jetën, shprehet ai. Momentet më të rënda, ai i përshkruan përmes reagimit të një të moshuare që ndodhej brenda banesës.
“Tepër të rrezikuar. Plaka thonte, qante nëpër shtëpi, thonte le të digjem brenda. Edhe, ka qenë një tmerr i papamë. Tmerr i papamë.”
Përballë përhapjes së flakëve, familjet u detyruan të largonin fëmijët dhe të afërmit, ndërsa burrat e zonës u organizuan për të luftuar me zjarrin.
“Dolëm, i nxorëm fëmijët e krejt, me një siklet të madh. Erdhën burrat, u bëmë me çunat që e kemi mbajt. Se ka qenë një tmerr i papamë.”
Banori tregon se zjarri u përhap në disa drejtime, duke rrezikuar jo vetëm banesat, por edhe magazinat e ujësjellësit dhe biznese të tjera të zonës.
“Mori mbrapa komplet kjo pjesa e ullishtes. Edhe u fut në të dy krahët. Rreth e rrotull shtëpisë doli zjarri para, vazhdoi mori ajo magazinat e ujësjellësit, zyrat tjetër atje prapë më para. Ka qenë një kaos i papamë. Kaos i papamë. Nuk ka bërë vaki ndonjëherë.”
Një tjetër problem gjatë situatës emergjente ishte evakuimi i banorëve. Sipas dëshmisë, rrugët u bllokuan dhe mjetet zjarrfikëse e patën të vështirë të hynin në zonë.
“Po krejt lagjja po evakuohej, u bllokuan rrugët e zjarrfikësve, s'kishte asnjë lloj mënyre me hyrë zjarrfikëset. Ishin njerëzit krejt... kush mund të ikte më parë, krejt lagjja u tmerrua.”
Flakët iu afruan edhe një fasonerie, ndërsa rrezik serioz paraqisnin dy kabinat elektrike që ndodheshin pranë banesave. Sipas banorit, ndërhyrja e punonjësve të OSHEE-së bëri të mundur shmangien e një situate edhe më të rëndë.
“Aty matanë është një fasoneri... edhe aty kishin komplet frikë, që do të shpërthente ajo. Që këtu mbas shtëpisë janë edhe dy gabinat elektrike, po të shpërthenin ato mund të bënte katastrofë. Po qenë ata të OSHEE-së, ata e ulën thikat dhe u mor situata.”
Edhe pas kalimit të flakëve kryesore, situata nuk ishte normalizuar plotësisht. Mbetjet pranë fasonerisë vijonin të digjeshin gradualisht, ndërsa banorët punonin për të larguar materialet që mund të përbënin rrezik.
“Janë mbetje që kanë besuar fasoneritë aty, edhe ato digjen avash-avash, gradualisht.”
Por dëmi më i madh për banorët është ai ekonomik dhe ekologjik. Pas banesave, zjarri ka shkrumbuar ullishtet e zonës, duke zhdukur pemë shekullore.
I pyetur për përmasat e dëmit, banori përgjigjet me një dëshmi që tregon qartë pasojat e zjarrit:
“A ka vlerësim ky lloj dëmi? Shihe vetë, shihe.”
Dhe përballë ullinjve të djegur, ai tregon se bëhet fjalë për pemë mbi 100-vjeçare.
“Komplet ullishtet e sheh si ka qenë. Kanë dalë totalisht mor, totalisht, totalisht.”
“Ullinjtë janë shekullore, mbi 100 vjet. Mbi 100 vjet. Ato janë mbjellë... me një fjalë, prej vitit '40.”
Një dëshmi që tregon jo vetëm përmasat e dëmit të shkaktuar nga flakët, por edhe ankthin e banorëve që, në momentet më kritike, u përballën me zjarrin pranë shtëpive të tyre, ndërsa përpiqeshin të shpëtonin familjarët dhe pronat.
Nga njëra anë, banesat e shpëtuara mes flakëve; nga ana tjetër, ullishte mbi një shekull të shkrumbuara brenda pak orësh. Një tjetër pasojë e zjarreve që lë pas jo vetëm dëme materiale, por edhe pikëpyetje të forta mbi mënyrën se si u menaxhua emergjenca dhe ndërhyrja në terren.
Flakët që përfshinë zonën e Krujës janë vënë nën kontroll pas disa orësh ndërhyrje, ndërsa ak...
Zbardhen detaje të reja nga hetimet për vrasjen e 20-vjeçarit, ditën e djeshme Johan Zuko në Korçë. Autori i dyshuar, ...
Ditën e diel, vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta. Mot...
Agjentët imobiliarë theksojnë se faktori kryesor që po ndikon te rritja e çmimeve të qirave është kërkesa e tur...
Pamje të rënda janë regjistruar gjatë natës në Krujë, ku një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu z...
Në muajt janar-qershor 2026, qiratë për apartamentet 1+1 arritën mesatarisht 590 euro në muaj, ndërsa për banesat 2+1, n&eu...
Një konflikt familjar për pronat ka përfunduar me përplasje fizike në Vorë, ku një grua është dërguar në ...
Pas disa orësh kërkime policia ka bërë të mundur kapjen e autorit të vrasjes së 20-vjeçarit në Korçë....
Situata e zjarrit në Krujë ka detyruar autoritetet të marrin masa emergjente për mbrojtjen e banorëve. Bashkia Krujë ka urdhë...
Prej orësh, një zjarr i madh në Krujë po djeg masive të tëra me pyje. Pavarësisht ndërhyrjes nga ajri, flakët vaz...