Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Berisha fton partitë për bashkim: Bashkohem që nesër me cilindo që synon largimin e Ramës Sazani, Jared Kushner dhe fitorja e Jon Ossoff/ Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane Mbi 10 ton kokainë/ Banda shqiptare kishte vendosur mbi paketim edhe adresat ku do dërgohej droga Kush është tutorja shqiptare që kontrollon biznesin e prostitucionit në Paris: Fitimet janë marramendëse KE e quan të mbyllur vetingun, GJK kthehet në ‘sekretare’ të ONM-së, i shtojnë mandatin dhe rrisin kostot... Protestuesit rikthehen para Kryeministrisë, nuk tërhiqen pavarësisht gjobave dhe shoqërimeve në polici “Kushdo që ma bëri këtë, do ta paguajë shtrenjtë”/ Dyshohet se është dhunuar, gazetari publikon foton trond... EMRI/ Si arriti shqiptari t’i shmanget dëbimit nga Britania pas dënimit për fermën e drogës prej 1.5 mln pa... Prokuroria nis hetimet ndaj shefit të Shërbimit Sekret serb (BIA) dhe ministrit të Drejtësisë. Këto janë ak... Studentët çojnë në Gjykatën Kushtetuese aktet normative kundër protestës "Ne jemi rebelë, trima dhe nuk do të frikësohemi”/ The Times: Protestat për rrëzimin e Ramës, studentët nuk... VIDEO/ Përleshje mes protestuesve dhe policisë në Paris, marshime në të gjithë vendin 
AKTUALITET

‘E pa duke biseduar me të dashurën e tij dhe më pas...’/ Detaje nga vrasja e të riut shqiptar në Itali

P
Piranjat 4 August 2026, 18:25 · 3 min lexim
‘E pa duke biseduar me të dashurën e tij dhe më

Përgjatë trotuarit të rrugës Via Bissolati dhe përballë lokalit Bar Centrale, përballë Piazza Roma, njollat e gjakut tregojnë gjurmët e krimit që ndodhi të dielën në mbrëmje në Vescovato, një qytezë me më pak se 4 mijë banorë në provincën e Cremona-s.

Mattia Miraglia, 32 vjeç, me origjinë nga Sicilia, shofer, pa precedentë penalë dhe banues në Vescovato, e goditi me thikë në fyt shqiptarin Nurian Dalipaj 24 vjeç, ndërsa plagosi në bark edhe vëllain 20-vjeçar të këtij të fundit.

Vetë 32-vjeçari, i cili pësoi një lëndim në dorë, ndodhet nën mbikëqyrje policore në Spitalin Maggiore, në gjendje arresti, nën hetim për vrasje dhe tentativë vrasjeje. Sipas hetimeve, bëhet fjalë për një krim pasioni.

Sipas rindërtimit të ngjarjes nga karabinierët, gjithçka nisi me një debat në një bar në Cremona, ku punon e dashura e Miraglias. Rreth orës 23:00, ai shkoi në lokal dhe pa vajzën duke biseduar me Dalipajn, mikun e saj prej kohësh, si edhe me një të ri tjetër që ende nuk është identifikuar.

Miraglia dyshohet se i kërkoi shqiptarit ta ndiqte jashtë lokalit, në rrugë. Fillimisht të dy biseduan, por më pas u përleshën me grushte. Personat e pranishëm i ndanë. Pas kësaj, 32-vjeçari u kthye në makinë dhe shkoi në shtëpinë e tij në Vescovato, në rrugën Via Cairoli.

Pak kohë më vonë, para banesës së tij mbërriti Dalipaj së bashku me dy vëllezërit. Sipas hetuesve, Miraglia i dëgjoi që po vinin, zbriti nga shtëpia me një thikë kuzhine në dorë dhe u kërkoi të largoheshin. Më pas shpërtheu një përleshje që përfundoi në tragjedi.

Vëllezërit Dalipaj u larguan me makinë drejt Spitalit Maggiore në Cremona, ku 24-vjeçari dhe 20-vjeçari mbërritën në gjendje të rëndë. Nurian Dalipaj humbi jetën pak më vonë, ndërsa vëllai i tij iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale. Ai ndodhet i shtruar në repartin e terapisë intensive dhe gjendja e tij është e qëndrueshme.

Dy miq të Miraglias shprehen të habitur:

‘Nuk do ta kishim menduar kurrë se mund të përfundonte kështu. Shkaku ishte një vajzë me të cilën të dy kishin pasur një lidhje. Edhe një muaj më parë, Dalipaj kishte shkuar para shtëpisë së mikut tonë.

Atëherë Mattia thirri karabinierët; edhe kësaj here duhej të kishte vepruar njësoj, por nuk e dimë çfarë i ndodhi. Ishte një situatë që zgjatej prej kohësh. Mattia është provokuar, nuk kemi shpjegim tjetër’, thanë ata.

Vescovato është tronditur dhe kryebashkiaku Alfredo Gorni është shprehur se një ngjarje e tillë s’mund të përfaqësojë komunitetin. /Corriere

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.