E pazakontë/ Qeveria i mori kullotat për panele diellore, çobani vendosë të therë të gjithë kopenë

Një ngjarje e pazakontë mësohet të ketë ndodhur në Lushnjë, ku një çoban ka vendosur të therë të gjithë kopenë, pasi bashkia vendosi që kullotat të kthehen në ambiente për panele diellore.
Kjo tregon mungesën e një strategjie nga ana e qeverisjes si vendore, por edhe qëndrore e cila nuk mendon për biznesin e vogël apo mënyrën që të nxisë prodhimin vendas dhe blegtorinë, por bëhet 'gijotinë' e fermerëve dhe bujqëve.
Duke mos i lënë hapësirë për kullota, banorët që kanë bagëti do detyrohen të gjithë t’i heqin ato, duke humbur kështu dhe mundësinë për të përfituar ato pak të ardhura mbijetese.
Ndërkohë në shifrat që INSTAT publikon, fshatrat po braktisen çdo vit e më tepër duke mos pasur mbështetjen nga shteti.
Kjo zbulon se në fokus qeveria nuk ka fermerët, por interesat e personave të caktuar dhe oligarkët.
Qytetari ka zgjedhur në shenjë revolte këtë veprim, një paralele metaforike me shtetin që me një të rënë të lapsit e zhveshi nga kullotat./PiranjatNews
Lexo edhe
SOCIALE
Akuzat e prindërve të 15-vjeçarit që u godit me thikë, reagon Spitali i Durrësit

“Shëndetësia falas” e Ramës! Denoncimi: Vëllai im vdiq në spitalin e Durrësit, infermierët kërkonin para

Banorët e Qinamit në Kolonjë kundër parkut fotovoltaik: Do marrim armët kur të vijnë për të na marrë kullotat

Alarm ekonomik: Shqipëria drejt rënies së punësimit dhe pagave deri në 2030

AKU kthen mbrapsht në Serbi rreth 51 ton misër. Ja çfarë u konstatua





