Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
AKTUALITET

“E premtja e zezë”, e-Albania, sërish nuk punon

P
Piranjat10 April 2026, 12:47 · 2 min lexim
“E premtja e zezë”, e-Albania, sërish nuk punon

E-Albania duket se i ka filluar pushimet përpara kohe.

Nuk është më as lajm që të themi se sistemi SelfCare që menaxhohet nga e-Albania nuk punon, sepse në fakt tani lajm është kur punon. Edhe gjatë ditës së sotme, që njihet dhe si e “Premtja e zezë” dhe pas saj është fundjava dhe e hëna pushim, bizneset ankohen se nuk arrijnë të aksesojnë SelfCare.

Në mëngjes punonte me vështirësi, ndërsa në mesditë kur tenton të hysh në sistem, vetëm sa rrotullohet bosh.

Që prej fundit të vitit të kaluar, bizneset janë përballur vazhdimisht me mosfunksionimin e “SelfCare”, platformës, nëpërmjet së cilës bizneset kryejnë veprimet administrative online.

Për ditë të tëra platforma, të cilët bizneset e përdorin për rakordimet e faturave, fiskalizimin e faturave të importit, lëshimin e faturave (për të vetëpunësuarit) e shërbime të tjera, ishte tërësisht jashtë funksioni.

Më pas sistemi rregullohej e dilste sërish jashtë funksioni shumë shpesh.

Ekonomistëve, që krahas stresit të platformës që ka probleme, u duhet të përballen dhe me presionin e bizneseve, që u kërkojnë llogari për një gjë që ata nuk e kanë në dorë- nuk u mbetet veçse të luten çdo ditë, që SelfCare të punojë. Sidomos tani, që janë edhe tre ditë pushim dhe Administrata ikën me leje dhe askush nuk do të përgjigjet, as ministrja virtuale Diella, as punonjësit! /Monitor

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.