E rëndë/ 42-vjeçarja lë foshnjën në maternitet, nis procedimi

Pesë ditë pasi e solli në jetë fëmijën e saj, një grua në Gjirokastër e braktisi duke lënë një deklaratë dhe u largua nga materniteti pasi e la aty, në një vendim të vështirë që mori për bebin që solli në jetë.
Fakti u raportua nga mjekët dhe specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal për shtetasen E. A., 42 vjeçe, banuese në Gjirokastër.
Sipas policisë, ajo dyshohet se ka braktisur me deklaratë foshnjën që ka lindur më datë 21 mars 2026, në maternitetin e spitalit të Gjirokastrës.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, tha Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër.
Lexo edhe
AKTUALITET
Burri vrau gruan dhe veten, kryeplaku i fshatit: Policia nuk më raportoi për sherrin e 10 ditëve më parë

Realiteti i hidhur/ Mungesa e barinjve në Petresh bën që bagëtitë e fshatit të rrezikojnë zhdukjen totalisht

Padia për kreun e BKH/ Administrativja shqyrton kërkesën e Gentian Ndoi për anulimin e emërimit

Kanosi mjekun në ambientet e spitalit, procedohet 47-vjeçari

Sekuestrohet makina me vlerë 250 mijë euro, dyshohet se është vjedhur në Gjermani! Në kërkim një 34-vjeçar

“Të hetohet ndërtimi i resortit në Gjirin e Manastirit”/ Denoncimi i PD: Manipulime në procesin shkencor arkeologjik në Butrint

Përkeqësimi i motit/ Anulohet lundrimi i tragetit Vlorë-Brindisi dhe mjeteve të peshkimit

Shtyllat elektrike në prag të shembjes/ Qytetari denoncon gjendjen alarmante në Lezhë





