E rëndë në Durrës/ Këmbësori përplaset për vdekje nga një automjet

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit.
Një këmbësor ka humbur jetën pasi është përplasur nga një automjet në lagjen nr. 15.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:45, ku automjeti me drejtues shtetasin D. N. ka aksidentuar këmbësorin Xh. Zh. Si pasojë e përplasjes, këmbësori nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit dhe përcaktimin e shkakut të përplasjes.
Hetimet vijojnë për të sqaruar dinamikën e ngjarjes.
Lexo edhe
AKTUALITET
Shpërthim i fortë në zonën e Laprakës, policia jep detaje

FOTO/ Zjarr me përmasa të mëdha në Malin e Gjerë në Gjirokastër, zjarrfikëset në terren me mjete rrethanore

“Mallkimi” i parandjerë i Ramës, aeroporti i Vlorës drejt Arbitrazhit

Zjarri jashtë kontrollit në Mallakastër, flakët përfshijnë sipërfaqe të mëdha pyjore

U denoncua nga Piranjat/ Jet Ski rrezikoi jetën e pushuesve, Policia vendos vetëm 100 mijë lekë gjobë për mungesë jelekësh

VIDEO- Si ‘kapot’ shqiptarë në Dubai drejtonin rrjetin me tonelata kokainë nga Amerika Latine drejt Spanjës. 43 të arrestuar

EMRI/ Humbi jetën tragjikisht në Itali, kush është 33-vjeçari shqiptar

Gjatë 10 orëve shpërthejnë 14 vatra zjarri në Shqipëri





