Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra...
AKTUALITET

E rëndë në Memaliaj, humb jetën gjatë transportit për në spital një foshnjë 6-muajshe

P
Piranjat24 July 2026, 10:56 · 1 min lexim
E rëndë në Memaliaj, humb jetën gjatë transportit

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Maricaj, ku një foshnjë 6-muajshe ka humbur jetën teksa po transportohej për të marrë ndihmë mjekësore.

Sipas burimeve për Piranjat News, foshnja kishte shfaqur fillimisht shqetësime shëndetësore, si të vjella dhe probleme me barkun. Ajo ishte dërguar në repartin e Pediatrisë, ku kishte marrë ndihmë mjekësore dhe trajtim. Disa ditë pas daljes nga spitali, gjendja e saj është përkeqësuar sërish, këtë herë me temperaturë të lartë.

Prindërit e kanë nisur menjëherë drejt Spitalit të Memaliajt për të kërkuar ndihmë mjekësore, por, sipas informacioneve paraprake, foshnja ka ndërruar jetë gjatë rrugës.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Në kuadër të tyre janë marrë në pyetje dy mjekë pediatër, të cilët kanë dorëzuar dokumentacionin dhe kartelat mjekësore të foshnjës.

Shkaqet e sakta të vdekjes pritet të përcaktohen pas ekspertizës mjeko-ligjore, ndërsa hetimet vijojnë.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.