Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
AKTUALITET

E rëndë në Sarandë/ Greku dërgohet pa shenja jete në spital, personat që e shoqëronin u larguan me shpejtësi

P
Piranjat28 March 2026, 10:48 · 1 min lexim
E rëndë në Sarandë/ Greku dërgohet pa shenja jete

Një shtetas grek u dërgua mbrëmjen e së premtes në Spitalin e Sarandës pa shenja jete nga disa persona, të cilët pasi e lanë atje u larguan me shpejtësi. Viktima u identifikua si Pavlos Simeriontakis 48 vjeç nga Athina, ndërsa pas këqyrjes së kamerave të sigurisë pranë spitalit është vërejtur se personat që e shoqëronin janë larguar me një automjet të bardhë, me targa greke.

Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se shkak për vdekjen e 48-vjeçarit mund të jetë bërë një arrest kardiak.

Megjithatë, trupi i pajetë pritet të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë, për t’iu nënshtruar ekspertizës për të zbuluar shkakun real të vdekjes. Ende nuk dihet se përse shtetasi grek ndodhej në Sarandë, ndërsa policia vijon punën për identifikimin e personave që e shoqëronin dhe e lanë në spital.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.