E rëndë në Velipojë, 39-vjeçarit i shpërthen tubi i gazit të mjetit lundrues dhe e djeg

Një 39-vjeçar është plagosur pas një incidenti të ndodhur mbrëmjen e sotme në Velipojë. Ngjarja është regjistruar rreth orës 19:00, në afërsi të Stacionit të Policisë Kufitare Velipojë, ku shtetasi me inicialet E. N., 39 vjeç, dyshohet se është dëmtuar aksidentalisht gjatë zbritjes nga karroceria e një mjeti lundrues në pronësi të tij.
Sipas të dhënave paraprake, në momentin e zbritjes ka shpërthyer aksidentalisht tubi i gazit të mjetit lundrues, duke shkaktuar djegie në trupin e 39-vjeçarit.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 19:00, në afërsi të Stacionit të Policisë Kufitare Velipojë, dyshohet se, gjatë zbritjes nga karroceria e një mjeti lundrues në pronësi të tij, shtetasit E. N., 39 vjeç, i ka shpërthyer aksidentalisht tubi i gazit të këtij mjeti lundrues.
Si pasojë, 39-vjeçari ka pësuar djegie në trup. Pas marrjes së ndihmës së parë në Spitalin Rajonal Shkodër, ai po transportohet drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.
Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Lexo edhe
AKTUALITET
Aksident pranë shkollës “Janaq Kilica” në Fier, makina përplas personin me biçikletë

Aksident në autostradën Durrës-Tiranë/ Katër automjete përplasen me njëra-tjetrën, detajet e para

Zjarri te Hotel Radisson/ Flakët nisën nga djegia e kondicionerit në katin e gjashtë, dalin pamjet nga brenda godinës

Zjarri i afrohet shtëpive dhe shkollës në fshatin Orenjë të Librazhdit, 10 orë luftë me flakët

HARTAT E KUQE/ IGJEO: Rrezik i lartë për zjarre në nëntë qarqe, temperaturat arrijnë deri në 41° C

Bie zjarr te Liqeni i Thatë, flakët përfshijnë katin e gjashtë të Hotel Radisson

Zjarr pranë Ujit të Ftohtë në Vlorë, flakët përfshijnë kabinën e ujësjellësit

Merret vendimi, nga 3 shtatori nuk do të lejohet më mish nga Brazili në Shqipëri





