“E telefonova punonjësen e Kuvendit dhe i kërkova falje”/ Ja çfarë deklaroi Shehaj pasi vodhi dokumentin e SHBA-së

Një incident është regjistruar këtë të hënë ku një punonjëse e Kuvendit është rrëzuar nga shkallët teksa po ndiqte deputetin dhe kreun e Partisë Mundësia, Agron Shehaj pasi ai mori një kopje të marrëveshjes së huasë mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në fushën e mbrojtjes. Në emisionin “Now” në Euronews Albania, moderatorja Erla Mëhilli ka zbuluar një komunikim që ka patur me Shehajn pas këtij incidenti.
Mëhilli u shpreh se Shehaj gjatë komunikimit ka theksuar se nuk e dinte që punonjësja ishte rrëzuar nga shkallët teksa shton se ai e ka telefonuar dhe i ka kërkuar falje.
“Njëra nga punonjëset e Kuvendit, duke ndjekur Agron Shehajn, edhe u rrëzua shkallëve. Megjithëse nga komunikimi që kam patur me zotin Shehaj, ai nuk e kishte parë këtë moment, madje e ka telefonuar punonjësen në fjalë, i ka kërkuar edhe ndjesë”, tha Mëhilli e cila lexoi edhe reagimin e kryeministrit Edi Rama lidhur me ngjarjen.
Lexo edhe
AKTUALITET
Gazetari komenton protestën: Policia ka gazin dhe ujin, qytetarët kanë vezë e domate

Aksident në Durrës, makinat përplasen me njëra-tjetrën, plagoset një person

Kuvendi nxorri videon e këshilltares teksa rrëzohet nga shkallët/ Bardhi: Veprim denigrues ndaj dinjitetit të punonjëses

Gjykata urdhëroi rikthimin e saj por rektori nuk zbaton vendimin/ Dorina Hoxha vijon jashtë zyrës së dekanes

“Sot u tentua që të shuhej protesta”/ Aktivisti: Populli shqiptar kërkon drejtësi

Orët e negociatave që shpëtuan Rosalindën, shefi i policisë rrëfen momentin më të vështirë

"Qeveria e krimit ishte tmerruar nga vezët"/ Aktivisti Arben Kola: Një ndër organizatorët e kësaj proteste është tentuar të theret

Nga Balluku te Kola, pankartat ironike shoqërojnë protestën e 58-të para Kryeministrisë





