Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra...
AKTUALITET

E zuri korrenti teksa peshkonte, ky është mësuesi që humbi jetën

P
Piranjat21 September 2026, 11:51 · 1 min lexim
E zuri korrenti teksa peshkonte, ky është mësuesi që humbi

Një ngjarje e rëndë ndodhi pasditen e djeshme në Dibër, ku një 31-vjeçar humbi jetën në ujërat e lumit Setë.

Viktima është identifikuar si Ervis Kaloshi, banues i fshatit Sinë e Poshtme. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00, ndërsa i riu ndodhej duke peshkuar së bashku me disa persona të tjerë. Sipas dyshimeve fillestare, Kaloshi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike gjatë peshkimit dhe si pasojë ka humbur jetën.

Ervis Kaloshi ishte mësues dhe prej vitesh kishte dhënë kontributin e tij në disa shkolla të Dibrës. Vitet e fundit ai punonte në shkollën 9-vjeçare “Grykë-Nokë”, ku ishte angazhuar në edukimin e brezave të rinj.

Lajmi për ndarjen e tij nga jeta në një moshë kaq të re ka shkaktuar dhimbje të thellë te kolegët, nxënësit, familjarët dhe të gjithë ata që e kanë njohur.

Policia dhe prokuroria kanë nisur hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe zbardhjen e rrethanave që çuan në humbjen e jetës së të riut./Piranjat News

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.