Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
AKTUALITET

Edhe kapitali po “emigron”, investimet shqiptare jashtë vendit arritën rekord të ri

P
Piranjat 6 April 2026, 09:14 · 3 min lexim
Edhe kapitali po “emigron”, investimet shqiptare jashtë vendit

Investimet shqiptare jashtë vendit arritën një rekord të ri historik vitin e kaluar.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, për vitin 2025, vlera e investimeve të kompanive shqiptare jashtë vendit ishte 241 milionë euro, në rritje me 25% krahasuar me një vit më parë.

Në pjesën më të madhe, investimet shqiptare ishin në kontribute direkte në kapitalin e shoqërive të kontrolluara jashtë vendit. 65% e vlerës totale të investimeve shqiptare jashtë vendit në 2025 ishin injektime të reja kapitali, ndërsa pjesa e mbetur ishin kryesisht fitime të riinvestuara të shoqërive të kontrolluara jashtë vendit.

Investimet direkte dalëse sidoqoftë kanë ende një peshë të ulët në raport me investimet e huaja hyrëse në Shqipëri, me rreth 18% të tyre. Bilanci neto i investimeve të huaja direkte ishte negativ (investimet hyrëse tejkalojnë ndjeshëm ato dalëse), për një vlerë të përgjithshme prej 1.33 miliardë eurosh, në rënie me 0.7% krahasuar me vitin 2024.

Investimet e huaja direkte në Shqipëri u rritën për të pestin vit radhazi në 2025 dhe arritën një rekord të ri historik. Ato shënuan vlerën e 1.64 miliardë eurove, në rritje me 3.5% krahasuar me një vit më parë.

Informacioni statistikor për investimet e sipërmarrjes tonë jashtë vendit kufizohen vetëm në të dhënat e Bilancit të Pagesave dhe nuk ekzistojnë të dhëna më të detajuara për shpërndarjen e tyre gjeografike apo sektoriale.

Megjithatë, dihet që një pjesë e grupeve të mëdha të biznesit në Shqipëri i kanë shtrirë një pjesë të aktiviteteve të tyre edhe jashtë vendit, si pjesë e strategjisë së zgjerimit dhe diversifikimit të tregjeve. Kjo tendencë duket të jetë në rritje të dukshme gjatë viteve të fundit.

Grupi Balfin ka shtrirë prej vitesh aktivitetet e lidhura me ndërtimin dhe pasuritë e paluajtshme në Austri, Zvicër dhe Amerikën e Veriut. Grupi Kastrati ka kryer një investim të rëndësishëm në sektorin e hotelerisë në SHBA. Ndërkohë, grupe të tjera të rëndësishme të biznesit shqiptar kanë një prani të konsoliduar edhe në tregjet rajonale, sidomos në Kosovë.

Të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës japin një informacion për investimet shqiptare në Kosovë, që vlerësohet se është shteti me përqendrimin më të madh të investimeve shqiptare.

Shifrat e BQK-së tregojnë se deri në fund të 9-mujorit 2025, stoku i investimeve shqiptare në Kosovë kishte vlerën e 551 milionë eurove. Me këtë shifër, Shqipëria është investitori i tretë më i madh në Kosovë.

Sipas Bankës Qendrore të Kosovës, në ndarjen sektoriale, investimet shqiptare janë të përqendruara kryesisht në pasuri të paluajtshme, ndërtim, prodhim dhe tregti./ Monitor

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.