FoxNews: Goditje nga Washingtoni për qeverinë Rama, kongresmenët kërkojnë kufizime vizash për zyrtarët e korruptuar
Ligjvënësit republikanë i kërkojnë Rubios të shqyrtojë kufizimet e vizave për zyrtarët e korruptuar, ndërsa S...
Ligjvënësit republikanë i kërkojnë Rubios të shqyrtojë kufizimet e vizave për zyrtarët e korruptuar, ndërsa S...
Protesta studentore në kryeqytet ka shënuar sot ditën e saj të 16-të. Edhe sot studentët kanë marshuar në kryeqytet me ...
Protesta e studentëve vijon edhe këtë të martë në Tiranë, ku pjesëmarrësit kanë marshuar në disa nga rru...
Autoriteti tatimor i Hungarisë ka bastisur disa lokacione dhe ka bërë arrestime. Bastisjet erdhën pas një raporti të 25 gushtit t&...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar ashpër pas vendimit të SPAK për t’i komunikuar ish zëvendëskryem...
Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Michel Tarran, ka reaguar lidhur me protestat e dhunshme të zhvilluara në Tiranë dhe qytete t&e...
Studentët që prej ditësh janë përfshirë në protestat kundër qeverisë kanë vijuar lëvizjen në ambien...
Pas qëndrimit për gati dy orë para ministrise se Arsimit, studentët e Mjekësisë, të mbështetur edhe nga pedagogët ...
Zonat malore në qarkun e Kukësit po përjetojnë kushte klimaterike dimërore, ndonëse jemi ende në fund të muajit tetor. ...
Kim Kardashian ka rrëfyer se kishte dyshime përpara martesës me ish-basketbollistin e NBA-së, Kris Humphries, por vendosi të vaz...

Udhëtimi i radhës i Piranjave drejt Burrelit vjen pas shpërthimit të një skandali institucional që ka tronditur opinionin publik. Historia e 25-vjeçares Afërdita, e cila prej shtatë vitesh nuk ka mundur të marrë djalin e saj, u transmetua gjerësisht, duke u shndërruar në simbol të dështimit të strukturave shtetërore për të mbrojtur të drejtat elementare të një nëne.
Për herë të parë, pas një mobilizimi të madh publik, institucionet duket se po e marrin çështjen seriozisht. Mbështetja që mori e reja nga qytetarët ushtroi presion mbi autoritetet, të cilat u detyruan të reagojnë për një situatë që ka lënë pasoja të rënda emocionale, sociale dhe ligjore.
Punonjëset sociale në fokus: A kanë ato licencë për ushtrimin e funksionit?
Një nga pikat më të nxehta të këtij investigimi lidhet me dy punonjëset sociale të Bashkisë së Matit, të cilat kanë qenë të pranishme në të gjitha seancat e ekzekutimit të vendimit për marrjen e fëmijës. Specialistët e fushës ngrejnë dyshime serioze nëse këto punonjëse kanë licencën e duhur për të ushtruar një detyrë kaq delikate. Gjatë përballjes, njëra prej tyre deklaron se “nuk është punonjëse sociale”, por “shefe e punonjëseve sociale”, duke shtuar më shumë pikëpyetje mbi ligjshmërinë e rolit të saj.
Paralelisht me hetimet administrative që pritet të nisin, mbetet edhe një dilemë morale: si është e mundur që për vite me radhë këto punonjëse kanë takuar, vlerësuar dhe shpesh edhe përbuzur një nënë që kërkonte vetëm të drejtën për fëmijën e saj?
Operacioni në Burgajet: Policia për herë të parë ndërhyn seriozisht
Kësaj here, policia shoqëroi gjyshin 70-vjeçar, Hamitin, me mjetet zyrtare drejt fshatit Burgajet, aty ku jeton fëmija. Skena ishte e pazakontë: përmbarimi, policia, punonjëset sociale dhe psikologia u bashkuan për të ekzekutuar vendimin e gjykatës. Afërdita, e cila rikthehej në shtëpinë e burrit të ndjerë pas shumë vitesh, u përball me një situatë të tensionuar, ku gjyshërit nisën rezistencën verbale ndaj autoriteteve.
Psikologia nënvizoi se fëmija është thellësisht i indoktrinuar, ndërsa sjellja e gjyshes dhe ndërhyrjet e saj të vazhdueshme në sy të fëmijës po rëndonin edhe më shumë situatën.
Deklarata tronditëse e gjyshit: “Edhe sikur të vdesë, në arkivol do ta sjell”
Në mes të procesit, gjyshi Hamit bëri deklaratën më shqetësuese të ditës:
“Edhe të më vdesë rrugës, unë në arkivol do ta sjell në Burrel.”
Kjo deklaratë ngriti alarm tek policia dhe psikologia, të cilët theksuan se ajo përbën shkak për veprime të tjera ligjore dhe se sjellja e tij është e rrezikshme dhe e dyshimtë.
9 Dhjetori – Dita e vendimit final
Më 9 dhjetor, ekipi u rikthye drejt Burrelit për ekzekutimin përfundimtar të vendimit. Afërdita shprehu frikë dhe mungesë besimi, duke përmendur kërcënimin e Hamitit për “arkivolin”. Kësaj here policia kishte forca të shtuara dhe një protokoll të plotë masash sigurie. Takimi u zhvillua te Pallati i Kulturës, ku shumë familjarë të gjyshërve kishin dalë për të filmuar momentin. Në këtë atmosferë të tensionuar, gjyshja Evladie nuk arriti të nxirrte fëmijën nga makina, madje tentoi të largohej. Policia ndërhyri menjëherë dhe e detyroi të paraqitej për dorëzimin e fëmijës.
Momenti i marrjes së fëmijës – më i vështiri për të gjithë
Dorëzimi i fëmijës ishte momenti më i dhimbshëm i gjithë procesit. Pas viteve të ndikimit emocional dhe propagandës së gjyshërve, për fëmijën nëna shihej si personi që “po e merrte prej tyre”. Refuzimi, frika dhe tensioni e rënduan situatën. Por, ndryshe nga herët e tjera, këtë radhë policia dhe përmbarimi nuk treguan asnjë tolerim.
Vendimi duhej ekzekutuar — dhe ashtu ndodhi.
Afërdita, më në fund, është në shtëpinë e saj. E lumtur më shumë se kurrë. Bashkë me të birin./piranjatnews
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Piranjat.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Piranjat.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi
Policia ka arrestuar dy shtetase nga Kolumbia morën një apartament me qira dhe e shfrytëzonin për ushtrim prostitucion. Në pranga dy...
Shumica e njerëzve nënqeshin përballë magjisë. Dikush e konsideron çmenduri, dikush tjetër bën shaka me rrëfenj...
Lëvizja e fermerëve grekë ka hyrë në ditën e saj të disatë, duke shkaktuar përsëri bllokime në rru...
Policia e Shkodrës ka arrestuar dy të rinj dhe ka proceduar pesë të mitur, pas një sherri me thika që ndodhi në lagjen &ldq...
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë gjatë natës një supermarket në zonën e Kryebushatit, në...
Sllovenia ka një popullsi prej rreth 2.1 milionë banorësh, pra shumë afër Shqipërisë së vitit 2025 me 2.37 milionë...
Pas më shumë se 50 ditësh grevë, minatorët e Spaçit kanë mbetur pa punë, pasi kompania “Tete Albania” re...
Një tubim protestues do të mbahet sot në Shkup, në shenjë solidariteti me ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Ko...
Vijon operacioni policor i koduar “Catch”, i zhvilluar nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, me qëllim ...
Buni i Jezercës, cirk glacial me liqene akullnajore dhe arna dëbore shumëvjeçare (firn), peizazh ikonë i Alpeve Shqiptare që s...