Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
AKTUALITET

Edhe pyjet 'transformohen' në biznes, Rama bën gati draftin për një kompani shtetërore

P
Piranjat 2 April 2026, 11:27 · 3 min lexim
Edhe pyjet 'transformohen' në biznes, Rama bën gati draftin

Qeveria ka propozuar krijimin e Shoqërisë Shtetërore të Pyjeve, një kompani 100 për qind shtetërore që do të marrë në administrim fondin pyjor të vendit duke u larguar nga panorama që kemi sot.

Ky model i ri synon të rrisë eficiencën dhe transparencën në menaxhimin e pyjeve, duke kaluar nga një sistem fragmentarizuar institucional në një strukturë të vetme. Ministria e Mjedisit nxori për konsultim draft ligjin  “Për krijimin dhe funksionimin e shoqërisë shtetërore të pyjeve” i cili parashikon pikërisht këtë nismë.

“Nevoja për këtë ndërhyrje lidhet ngushtësisht me sfidat aktuale të sektorit pyjor, si dhe me domosdoshmërinë për të ndërtuar një model të qëndrueshëm, efikas dhe transparent të menaxhimit të këtyre burimeve natyrore” thuhet në relacion.

Kapitali fillestar i propozuar është 50 milionë lekë, ndërsa të ardhurat e kompanisë pritet të vijnë nga shitja e drurit, produkteve jo-drusore, bimëve medicinale dhe hyrja në tregjet globale të krediteve të karbonit( një segment në rritje në botë që gjeneron të ardhura).

Pasuritë pyjore shtetërore do të transferohen për administrim tek kompania, pa ndryshuar pronësinë publike. Përmes kësaj synohet të arrihet kontrolli dhe menaxhimi më efektiv i burimeve natyrore, duke ruajtur njëkohësisht rolin e shtetit si pronar. Struktura e kompanisë do të përbëhet nga asamble aksionarësh, këshill mbikëqyrës dhe administrator. Kompania do të raportojë financiarisht dhe do të jetë subjekt i auditimit të pavarur.

Sipas relacionit që shoqëron draftit qeveria synon të balancojë interesin publik me eficiencën ekonomike, duke kthyer sektorin pyjor nga një aset i nënshfrytëzuar në një kontribues të drejtpërdrejtë për zhvillimin rural dhe ekonominë e vendit.

Sektori pyjor i Shqipërisë mbulon rreth 40 për qind të sipërfaqes së vendit dhe përbën një aset jo vetëm për prodhimin e drurit, por edhe për biodiversitetin, turizmin dhe shërbimet e lidhura me këtë sektor.

Relacioni nënvizon se projektligji pritet të ketë ndikim pozitiv në zhvillimin rural, duke krijuar mundësi të reja punësimi dhe duke nxitur aktivitete ekonomike në zonat pyjore./MONITOR

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.