Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra...
AKTUALITET

"Edhe sa herë do na presësh në besë"/ Pankartat pikante në protestën e 55-të: Sa më shumë presion, aq më shumë vendosmëri

P
Piranjat24 July 2026, 20:24 · 2 min lexim
"Edhe sa herë do na presësh në besë"/ Pankartat

Qytetarët janë mbledhur në ditën e 55-të rradhazi për largimin e Kryeministrit Edi Rama. Fillimisht protestuesit janë mbledhur në Sheshin “Skënderbej” dhe më pas kanë marshuar drejt kryeministrisët, aty ku dhe po mbajnë fjalimet e tyre.

Prej 55 ditësht, qytetarët janë mbledhur në kryeqytet me një kërkesë të prerë dhe të panegociueshme: largimin e menjëhershëm të Edi Ramës. Me pankarta në duar e thirrje kundër korrupsionit dhe gjithë klasës politike, qytetarët kanë krijuar një atmosferë tejet të ndezur në qendër të Tiranës.

Në ditën e 55-të, qytetarët kanë ironizuar me pankartat e tyre dokumentin e prezantuar sot nga kryeministri para grupit parlamentar të Partisë Socialiste. Rama tha se e ka pagëzuar “librin” me emrin “Besa” dhe sipas tij përfaqëson një reflektim të thellë për qeverisjen, me synimin që vendimet e qeverisë të mos përjetohen më nga qytetarët si “prerje në besë”. Por gjatë tubimit, qytetarët e kanë kthyer këtë term në objekt ironie përmes pankartave të tyre.

“Jepi besën Ramës? Që të pasurohet... e të ngrejë vila Zeqineja?”, “O Ramzi, sa herë ende do të na presësh në besë?”, “A mund të flasë besëpreri për besën?”, “55 ditë. Sa më shumë presion, aq më shumë vendosmëri”, “Nga vezët mund të pastroheni, nuk fshini dot korrupsionin”, thuhej në disa prej pankartave.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.