Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Kasaforta me 100 mijë euro dhe hetimet në Shqipëri 'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot... “Ushtarët” e rinj të Klodian Lekocajt dalin para gjykatës: Sulmova me molotov dyqanin për 1 mijë euro ... Protestë prej disa orësh para Ministrisë së Arsimit, nis marshimi drejt Kryeministrisë 25 vite punë, pa paga dhe pa sigurime/ 50 punonjësit e NEFER në Shkodër kërkojnë drejtësi Aksident me pasojë vdekjen në një minierë në Martanesh Lule, premtime dhe dhunë! Historia e Anxhelës, nga dashuria e adoleshencës te medikamentet e fshehura në pi... Nuk e lejuan të bënte grafi për këmbën e thyer, rëndohet situata shëndetësore e Veliajt Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, furgoni përplaset me dy automjete Fëmijët e një kopshti në Vlorë përfundojnë në pediatri, dyshohet se janë helmuar, deri më tani 7 raste në s... Landfilli i Bushatit/ 13 punonjës në listëpagesa, por jo në vendin e punës
AKTUALITET

“Edi Rama do na kesh përditë këtu!” – Flet në bulevard mamaja e protestuesit të arrestuar: Im bir ka ende shenjat e grushtave të policisë në fytyrë!

P
Piranjat 6 July 2026, 20:50 · 3 min lexim
“Edi Rama do na kesh përditë këtu!” – Flet

Një dëshmi plot kurajë ka rrëqethur qytetarët e mbledhur në ditën e 37-të të protestës përpara Kryeministrisë. Para turmës ka folur mamaja e Arbër Lleshit, një prej të rinjve aktivistë që u arrestua dhe u dhunua gjatë tensioneve të 2 korrikut.

Mes emocionesh të forta por me një zë që nuk dridhej, nëna e të riut ka denoncuar dhunën policore që është ushtruar ndaj djalit të saj brenda furgonit të policisë, duke treguar se shenjat e goditjeve janë ende të dukshme në trupin e tij edhe sot, më 6 korrik. Ajo i ka dërguar një mesazh të prerë dhe sfidues kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se prandat dhe dhuna jo vetëm që nuk i kanë trembur nënat shqiptare, por i kanë bërë ato më të forta për të qëndruar në shesh.

Me sytë nga turma që e duartrokiste, mamaja e tijtregoi se si ndryshoi vendosmëria e saj pasi pa pamjet filmike të dhunës ndaj të birit.

“Përshëndetje qëndrestarë. Unë jam mamaja e Arbër Lleshit, të cilin ma arrestuan më 2 korrik. Shenjat e grushtave në furgonin e policisë i ka edhe tani që është data 6! Kur kam parë videon që dhunojnë tim bir u bëra më e fortë dhe thashë: Nëse kam ardhur një ditë po e një ditë jo se jam e sëmurë, që sot e tutje përditë këtu në shesh do jem dhe këtu na ke!”

Në fjalën e saj, ajo e cilësoi kreun e qeverisë si një figurë që nuk e meriton më titullin kryeministër, duke e akuzuar për keqmenaxhim dhe dhunë ndaj brezit të ri.

“Edi Ramës po i thëm kështu: Ti kujton se do na trembësh me arrestimin e fëmijëve tanë? Përkundrazi! Jemi bërë edhe më të forta dhe do jemi këtu në shesh! Jo 37 ditë, por 37 javë e 37 muaj po deshe! Deri sa klasa politike e qelbur që masakroi këtë popull të shkojë në koshin e plehrave. Një kryeministër i tillë nuk e ka parë historia në asnjë vend të botës! Kryehajdut, ti nuk e meriton fjalën kryeministër më! Nuk e gënjen dot më këtë popull”, tha ajo.

Nëna e aktivistit të lënduar theksoi se beteja tashmë është e pakthyeshme.

“Kjo rini e ka parë demokracinë dhe nuk u bën dot më gol kësaj rinie të mrekullueshme! Ne jemi këtu, me fëmijët tanë dhe bashkë me prindërit,” përfundoi ajo me dorën ngritur, duke u kthyer në simbolin e qëndresës së nënave në bulevard.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.