Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Horoskopi, 7 nëntor/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Moti për ditën e sotme Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen
AKTUALITET

“Edi Rama të hetohet si koka e një organizate kriminale”/ Aktivistja: SPAK dhe GJKKO, hetoni të gjithë të korruptuarit

P
Piranjat16 July 2026, 20:37 · 2 min lexim
“Edi Rama të hetohet si koka e një organizate kriminale”/

TIRANË- Aktivistja Sidorela Vatnikaj ka kërkuar që kryeministri i vendit Edi Rama të hetohet si koka e një organizate kriminale, jo si kryeministër i Shqipërisë. Gjatë fjalës së saj në podiumin e vendosur para Kryeministrisë, Vatnikaj tha se qytetarët janë në mbështetje të punës së SPAK dhe GJKKO. 

Ajo kërkoi nga ta që të hetojnë të gjithë të korruptuarit, ata që për 36 vite kanë futur duart në xhepat e qytetarëve. E reja theksoi se ky shesh e ka treguar qartë qëndrimin e vet ndaj klasës së korruptuar politike 36-vjeçare. Kjo duke shkuar se protestuesit janë mbedhur për t'i dhënë fund klasës politike.

“Ky shesh e ka treguar qartë qëndrimin e vet ndaj klasës së korruptuar politike 36-vjeçare. Kemi qenë këtu çdo ditë për të thënë se jemi këtu për t’i dhënë fund tranzicionit shqiptar me një klasë të vetme të korruptuar politike, që vetëm ka ndërruar anën, por asnjëherë nuk ka lëshuar pushtetin! Edi Rama të hetohet si koka e një organizate kriminale dhe jo si kryeministër i Shqipërisë. 

Kemi qenë dhe jemi në mbështetje të punës së SPAK dhe GJKKO, por jo me sy mbyllur, por me kërkesë: Hetoni Ramën, arrestoni Ballukun! Hetoni të gjithë të korruptuarit, ata që për 36 vite kanë futur duart në xhepat tanë!” përfundoi fjalën e saj aktivistja në mes të brohoritjeve të qindra qytetarëve në bulevard.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.