Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
25 vite punë, pa paga dhe pa sigurime/ 50 punonjësit e NEFER në Shkodër kërkojnë drejtësi Aksident me pasojë vdekjen në një minierë në Martanesh Lule, premtime dhe dhunë! Historia e Anxhelës, nga dashuria e adoleshencës te medikamentet e fshehura në pi... Nuk e lejuan të bënte grafi për këmbën e thyer, rëndohet situata shëndetësore e Veliajt Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, furgoni përplaset me dy automjete Fëmijët e një kopshti në Vlorë përfundojnë në pediatri, dyshohet se janë helmuar, deri më tani 7 raste në s... Landfilli i Bushatit/ 13 punonjës në listëpagesa, por jo në vendin e punës Horoskopi, 7 nëntor/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Moti për ditën e sotme Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin
AKTUALITET

Efektet sezonale, Euro arrin një tjetër minimum historik, zbret në 93.8 lekë

P
Piranjat 8 July 2026, 14:04 · 3 min lexim
Efektet sezonale, Euro arrin një tjetër minimum historik, zbret

Kursi i këmbimit të lekut ndaj euros po reflekton gjithnjë e më fort efektet sezonale. Shtimi i fluksit të turistëve ka rritur ofertën për valutë në treg, duke ushtruar presion të mëtejshëm mbi monedhën e përbashkët.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 93.78 lekë, duke u nënçmuar me 0.11 lekë krahasuar me ditën e mëparshme. Ky është niveli më i ulët historik i regjistruar ndonjëherë.

Në raport me fillimin e këtij viti, monedha e përbashkët është nënçmuar me 3.04%, ose gati 3 lekë.

Për periudhën nga 3 janari deri më 8 korrik, një euro është këmbyer mesatarisht me 95.7 lekë, nga 97.8 lekë që ishte mesatarja e vitit 2025.

Rënia është edhe më e fortë në një krahasim afatgjatë. Në raport me mesataren e vitit 2015, kur një euro këmbehej me 139.7 lekë, monedha e përbashkët është zhvlerësuar me 31.5%, ose rreth 44 lekë.

Aktorët e tregut pohojnë se forcimi i lekut lidhet me një kombinim faktorësh. Një prej tyre është fluksi i parave informale që hyri në vend pas vitit 2016 dhe u kanalizua kryesisht në sektorin e ndërtimit.

Pas vitit 2022, një ndikim gjithnjë e më të madh kanë pasur edhe të ardhurat nga turizmi. Në vitin 2025, hyrjet e shtetasve të huaj në vend i kaluan 12 milionë.

Rënia e ditëve të fundit lidhet kryesisht me efektet sezonale, si rrjedhojë e prurjeve valutore nga turistët gjatë sezonit veror.

Nënçmimi i euros ka dëmtuar ndjeshëm eksportuesit, si edhe sektorin turistik, i cili siguron një pjesë të të ardhurave në euro. Ai ka ulur gjithashtu vlerën në lekë të remitancave të emigrantëve.

Në kahun tjetër, forcimi i lekut ka qenë pozitiv për importuesit, të cilëve u duhen më pak lekë për të blerë të njëjtën sasi mallrash në valutë. Përfitime ka pasur edhe buxheti i shtetit, që paguan më pak për shërbimin e borxhit të jashtëm, si edhe shqiptarët që udhëtojnë jashtë vendit për pushime apo qëllime të tjera./ Monitor 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.