AKTUALITET

'Ejani po zihen'/ Dj telefonoi komisariatin, jo policët e pranishëm! Efektivi largoi Vatën nga Ksamili ia dorëzoi çiftit turk

Piranjat Përditësimi i fundit 19 August 2026, 16:09
'Ejani po zihen'/ Dj telefonoi komisariatin, jo policët e

“Ejani në “Principotes”, disa turistë po zihen, ka edhe të plagosur”. Kjo ka qenë telefonata që zgjoi policinë e Vlorës dhe të Sarandës në orën 05:15 minuta të mëngjesit të 18 gushtit, ku u vra 20 vjeçari portugez Luis Miguel Varela Mendes.

Telefonata sipas burimeve nga grupi hetimor është bërë nga një djalë që po performonte si DJ atë natë. Policia njoftoi arrestimin e 11 personave për ngjarjen, mes tyre 3 shtetas nën uniform, dhe shpalli në kërkim 2 të tjerë.

Mësohet se Mendes, që përshkruhet si shtatlartë nga të pranishmit dhe hetuesit, ka debatuar për një vajzë, ku i pari që ka ndërhyre ka qenë shqiptaro-britaniku, njohje e pronarit të lokalit, David Gjana që posedon edhe mbiemrin Heurtvent. Gjana që rezulton lidhje familjare me pronarët e lokalit, qëlloi me grushta dhe situata ka agravuar me përfshirjen e disa personave që merrnin pagesa si truproje apo staf shërbimi në lokal, të cilët kanë ndërhyrë, ku më aktivi ka qenë Sokrat Vata që përdorte edhe mbiemrin Lipan. Ky i fundit bashkë me Gjanën akuzohen për vrasje me dashje e kryer në bashkëpunim.

Ngjarja është regjistruar nga kamerat e sigurisë ç’ka ndihmoi grupin hetimor të dilte edhe në konkluzione paraprake. Sherri fizik zhvendoset në zonën e plazhit, aty ku Vata tërheq Mendes dhe e qëllon me thikë 20 vjeçarin disa herë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Dëshmia e Vatës

“E vrava me thikën që kishte vetë për vetëmbrojtje, nuk ishte arma ime. Kërkova të mbahej qetësi pasi kishte dhe klient të tjerë, turistët ishin nën efektin e alkoolit”. Raportohet të ketë dëshmuar para hetuesve, 29 vjeçari.

Policët e pranishëm nuk ndërhynë

Syri Televizion mëson disa detaje rreth dinamikës së ngjarjes dhe rolit të personave që u prangosën apo shpallën në kërkim pas krimit. I pranishëm dyshohet të ketë qenë edhe pronari i lokalit Bekim Bulica që është shpallur në kërkim, i cili pas ngjarjes, është larguar duke mos kallëzuar në autoritetet përkatëse.

Në momentin e kësaj ngjarjeje, në lokalin “Principote” kanë qenë në rolin e bodyguard-ëve shtetasit Miosid Matushaj (punonjës i policisë së kufirit në Gjirokastër), Luciano Seferi (punonjës i burgut të Fierit, Romeo Shehu (punonjës i Policisë Bashkiake Gjirokastër) dhe Kristi Koshi që të gjithë në pranga tashmë. Ata kanë pasur rolin e sigurisë dhe nuk kanë ndërhyrë për parandalimin e kësaj ngjarjeje, si dhe nuk kanë njoftuar autoritetet e Policisë së Shtetit.

Polici e largoi nga vendi i krimit

Madje Matushaj dyshohet se ka larguar Vatën me makinën e tij deri në qendër të Ksamilit, ku i është dorëzuar dy shtetasve turq për ta dërguar drejt Tiranës dhe vetë rikthehet në vendin e ngjarjes.

Sipas policisë edhe kamarierët e lokalit Serxhi Selimi, Ervis Bunci, Murat Zhabina dhe Ildi Cekani janë përfshirë në konflikt, duke goditur me grushte 20-vjeçarin, para se ta godiste me mjet prerës shtetasi Sokrat Vata dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes. Për këtë fakt ata u arrestuan me akuzën e moskallëzimit të krimit.

Pasi krimi pati pasojën e një jete të humbur, dhe disa të lënduar lehtë, një pjesë e tyre marrin arratinë. Policia kishte sinjalizime se Vata mund të ishte larguar drejt Tiranës me pronarin e lokalit, por informacioni rezultoi jo i vërtetë, teksa kontrolli me imtësi i çdo mjeti, zbuloi makinën që drejtohej nga shtetasja Ezgi Perlak, 31 vjeçe dhe pasagjer ishte shtetasi Nuh Mahmutoglu, 38 vjeç, të dy me shtetësi turke. Policia kontrolloi bagazhin e mjetit ku poshtë një valixheje, fshihej ai që kërkohej, Sokrat Vata me rekorde kriminale në Britaninë e Madhe, i dyshuari kryesor për vrasjen. Policia i arreston të 3 këta shtetas, ku turqit akuzohen për përkrahje të autorit të krimit.

Ata kanë pretenduar në dëshminë paraprake, se e kanë mik 29 vjeçarin dhe e frekuentojnë prej kohësh “Principotes”, madje të riun e kishin paguar disa herë si truproje personale. Ata u shprehën se nuk kishin dijeni që portugezi ishte vrarë, por policia i mori me rezerva këto deklarime, sa kohë e fshehën në bagazh mikun e tyre.

Në lokalin “Principotes”, në momentin e krimit kanë qenë edhe shoqërues të viktimës, që kanë deklaruar se nuk kanë kuptuar asgjë, madje nuk e kanë parë momentin e vrasjes dhe e kanë mësuar kur ka mbërritur policia./Syri.net

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?