“Ejani se kam vrarë gruan”, policia e Patosit alarmohet pas telefonatës, në vendngjarje përballet me…

Një telefonatë ka alarmuar blutë e Fierit, pas njoftimit në sallën operative të një personi, i cili ka lajmëruar se ka vrarë gruan në Dukas të Patosit.
Korrespondenti i “Top Channel”, Neritan Trifoni bën me dije se menjëherë efektivët e policisë së Patosit dhe të Fierit kanë marrë masat duke shkuar në vendngjarje.
Por pas verifikimeve të bëra ka rezultuar se personi në fjalë ishte i dehur dhe lajmi nuk ishte i vërtetë, për fat të mirë.
"Fier/Informacion paraprak. Rreth orës 14:30, në Sallën Operative të DVP Fier, ka telefonuar shtetasi S. T., 68 vjeç, banues në fshatin Dukas, Patos, i cili ka deklaruar se kishte vrarë bashkëshorten e tij, shtetasen Sh. T., 64 vjeçe.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë janë nisur drejt vendngjarjes dhe kanë kontaktuar me telefonuesin.
Nga verifikimet e kryera rezultoi se shtetasi S. T., në gjendje të dehur, kishte bërë një njoftim të rremë. Shtetasja Sh. T. u gjet në banesë, në gjendje të mirë shëndetësore.
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar shtetasin S. T. në ambientet e Komisariatit, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale", njofton policia.
Lexo edhe
AKTUALITET
Nga fama te burgu dhe atentati me 8 plumba, kush është aktori që u arrestua sot në Tiranë

Bashkia Gjirokastër kallëzon autorin e lajmit për HIV/AIDS, vjen reagimi i tij

“Ma shkatërrove jetën”/ Detaje tronditëse nga ngjarja në Itali, ja shënimi që la Astrit Koni pasi vrau gruan dhe partnerin e saj

Skandal në urgjencën e Fierit/ Qytetari denoncon: Ambulanca pa pajisje, mure me lagështi dhe papastërti kudo

Skandali/ Kompania ONE ALBANIA pengoi policinë të zbulojë Call Centerat





