Kryeministri injoron akuzat e Veliajt dhe nis ditën me ftesat banale për dialog
Pavarësisht stuhisë politike dhe akuzave tepër të rënda të lëshuara nga Erion Veliaj përmes letrës së tij nga...
Pavarësisht stuhisë politike dhe akuzave tepër të rënda të lëshuara nga Erion Veliaj përmes letrës së tij nga...
Ndryshon orari i qarkullimit në pikën e kalimit kufitar të Qafë Botës. Autoritetet greke kanë rikthyer orarin dimëror, duke ...
Qeveria ka hartuar projektbuxhetin e pushtetit vendor për vitin 2027 mbi ndarjen e vjetër administrativo-territoriale me 61 bashki, ndonëse Kuve...
Kancelari gjerman Friedrich Merz ka deklaruar se presidenti i ardhshëm i Gjermanisë duhet të jetë një grua. “Do t’i propozo...
Në fund të prillit 2026, kur oficerët e policisë gjyqësore hynë për kontroll në vilën F6 të kompleksit “...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 80.6 lekë dhe shitet me 81.6 lekë. Euro blihet me 90.6 lekë dhe shitet me 9...
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë sulme ajrore në ishullin Qeshm të Iranit, në Ngushticën e Hormuzit, bëjnë me dij...
Sot vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura...
Zgjedhjet për Kongresin e ri. Zgjedhjet e mesmandatit shihen gjithashtu si një vlerësim i politikave të Trumpit. Senati, Dhoma e Përfa...
Heqja e taksës së qarkullimit nga çmimi i karburantit dhe kalimi i saj në një taksë mbi automjetet shihet si një lehtë...

Në vijim të përplasjes së ndodhur në një hotel në Malin e Robit, Golem, në redaksinë e “Piranjat News” kanë mbërritur të tjera pamje, të dërguara nga Arbër Habilaj, një prej personave të përfshirë në konflikt dhe aktualisht i shpallur në kërkim nga Policia.
Këtë herë, Habilaj ka dërguar disa fotografi që, sipas tij, tregojnë momentet para përleshjes së filmuar në videon e publikuar më herët nga “Piranjat News”.
Në fotot e dërguara në redaksi duket një person me plagë dhe gjak në pjesën e kokës. Sipas versionit të Habilajt, bëhet fjalë për vëllain e tij, i cili, sipas tij është goditur me gotë në kokë nga kamarieri 18-vjeçar, Genti Nela.
Sipas rrëfimit të Habilajt, kjo ka qenë pikënisja e konfliktit dhe më pas situata ka agravuar, duke çuar në përleshjen e filmuar në videon e siguruar nga “Piranjat News”.
Në pamjet e publikuara më herët shihet momenti kur 18-vjeçari përfshihet në përleshje me disa persona. Sipas Habilajt, pas incidentit me gotën, kanë ndërhyrë edhe persona të tjerë dhe konflikti është përshkallëzuar në dhunë fizike.
Habilaj pretendon se fotografitë e dërguara në redaksi janë prova të asaj që ka ndodhur përpara momentit të regjistruar në video dhe se versioni i tij ndryshon nga pretendimi se përplasja ka nisur për shkak të një page të papaguar.


Megjithatë, “Piranjat News” nuk mund të verifikojë në mënyrë të pavarur momentin kur janë realizuar fotografitë, rrethanat e dëmtimit apo identitetin e personave që shfaqen në to. Për këtë arsye, pretendimet e mësipërme paraqiten si versioni i Arbër Habilajt, i cili është një nga personat e përfshirë në ngjarje dhe aktualisht në kërkim nga Policia.
Për ngjarjen, Florian Habilaj dhe Enold Dragoti janë lënë në arrest në burg për 45 ditë dhe akuzohen për “Plagosje të rëndë me dashje”, ndërsa Arbër Habilaj është shpallur në kërkim.
Ndërkohë, vijojnë hetimet për të zbardhur të plotë dinamikën e konfliktit, përfshirë edhe momentet që kanë paraprirë përleshjen e filmuar.
Fotot e publikuara më poshtë janë siguruar dhe dërguar në redaksinë e “Piranjat News” nga Arbër Habilaj dhe publikohen në funksion të informimit të publikut./Piranjat News
Ngjarja tragike e ndodhur ditën e djeshme ku një 37-vjeçare shtatzënë e cila po transporohej nga Pogradeci në drejtim të ...
Rrjeti SafeJournalists ka reaguar lidhur me rregulloren e re të Gjykatës së Posaçme, posaçërisht për pikat dhe dispozit...
Dy vite pas përplasjes me armë zjarri të ndodhur para shkollës 9-vjeçare në Rrilë të Lezhës, ku mbeti i plagosu...
Banorët e zonës së përfshirë në projektin TID janë paraqitur pranë Bashkisë së Durrësit, ku kanë a...
Pamjet që shikoni në videon e mëposhtme janë nga ngjarja e rëndë e regjistruar pak ditë më parë në Golem, ku...
Shtetet e Bashkuara kanë përshëndetur dhe vlerësuar Shqipërinë për operacionin e fundit të riatdhesimit të shteta...
Vera përvëluese në Europë do t’u lërë vendin reshjeve që mund të përshkallëzojnë deri n...
Pas tragjedisë ku humbën jetën dy të rinj, David Deda dhe Sokol Preka, qytetarët e Vaut të Dejës kanë dalë në...
Policia e Shtetit ka bërë disa ndryshime në strukturat drejtuese, me emërime dhe transferime në disa drejtori vendore dhe në dep...
Pas vdekjes së 36-vjeçares shtatzënë, Marjana Karolina Bunaj, e cila ishte në muajin e shtatë të shtatzënisë, P...