AKTUALITET

Eksperti i sigurisë: Institucionet dështuan të hartojnë masa funksionale, monopatinat u rikthyen në rrugë

Piranjat Përditësimi i fundit 12 May 2026, 09:24
Eksperti i sigurisë: Institucionet dështuan të hartojnë masa

Eksperti i sigurisë rrugore, Fatmir Hasho, i ftuar në “KAFE SHQETO” me Flavio Qarrin në SYRI TV, kritikoi mënyrën se si po menaxhohet qarkullimi i monopatinave elektrike, duke theksuar se pas ndalimit të tyre disa muaj më parë mungoi një plan i qartë institucional.

Sipas Hashos, Ministria e Infrastrukturës, Policia dhe ekspertët duhej të kishin bashkëpunuar menjëherë për të hartuar rregulla të forta dhe të zbatueshme, por situata mbeti pezull dhe sot monopatinat janë rikthyer sërish në rrugë.

Ai propozoi masa konkrete si kufizim moshe mbi 16 vjeç, shpejtësi maksimale 25 km/h, regjistrim, siguracion, përdorim të kaskës dhe korsi të dedikuara.

Hasho theksoi se pa infrastrukturë dhe zbatim rigoroz, këto mjete mbeten rrezik serioz për sigurinë rrugore.

Tani këtu merret dhe ajo pjesa për të cilën unë kam qenë një nga iniciatorët nëpërmjet shumë statuseve dhe intervistave të ndryshme, që ato mjete duhet të ndaloheshin në mënyrë të prerë, të menjëhershme, siç edhe ndodhi para ja dy-tre muajsh. Por për fat të keq, prapë vijnë tek ajo pjesa kur nuk diskutohen me profesionistë dhe me specialistë se çfarë masa duhet të marrë konkrete dhe të dalë një bazë ligjore e cila jo vetëm të qëndrojë fort në këtë realitet, por zbatimi i saj duhet të jetë po aq rigoroz që të kemi sa më pak aksidente rrugore ose ngjarje të rënda.

Çfarë desha të thoshja me këtë? Në momentin që u ndërprenë, duhet të kishte një bashkëpunim të menjëhershëm të Ministrisë së Infrastrukturës,  Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, një pjesë të ne ekspertëve, gjithmonë këtu nuk dua të marr rol protagonisti, po duke qenë se jam marrë me këtë pjesë, kam dhënë gjëra konkrete, le të merrej edhe mendimi jonë, qoftë edhe në formë të shkruar se nuk është, nuk i kam dhe shumë qejf mbledhjet e stërzgjatura, por ama të dilet me një konkluzion dhe të dilet me një raport i cili të ketë masa konkrete por të jenë të zbatueshme. Dhe çfarë ndodh konkretisht?

Ajo ngeli në një formë të zvarrë. U mblodhën në mënyrë të, për mua të padrejtë, monopatinat diku andej nga policia. Filluan të jepen një e nga një, nuk e di në çfarë lloj gjendje. Dhe sot ne kemi përsëri këtë gjendje. Kemi monopatinat në rrugë, duhet ta pranojmë. Nuk i kemi më në trotuar, po i kemi në rrugët e makinave, sepse ne përcaktuam saktë disa rregulla atëherë. Ishin shumë thjesht, shtatë rregulla të shkruara, nuk i rendis dot në atë formë siç i kam shkruar atëherë, po po të them: Mbi, nën 16 vjeç të mos i përdorin. Fuqia e tyre të ishte me një kapacitet të shkonte maksimumi 25 km/h.

Të kishin rrugët e tyre të dedikuara nëpër qendrat e banuara, sepse për jashtë, domethënë rrugët interurbane nuk mendohet fare lëvizja e tyre. Dhe pastaj ca rregulla të tjera, jo të kishte regjistrim, jo të kishte një lloj siguracioni sepse dhe ato shkaktojnë dëm. 25 km/h nuk është shpejtësi e vogël, përfshirë dhe atë peshë që ka, të vret, të dëmton. Dhe këtë dikush duhet ta paguajë. Po të ishin edhe të regjistruara, të mbajnë kokore në kokë. Edhe natyrisht si këto rregullat e fundit që thanë, të mos përdoret celulari e të tjera e të tjera. Pra ishin një seri rregullash, shtatë, ishin të tilla të gjitha, që po qenë se do ishin bërë, formulimi i VKM-së, bëje si të doni, po të ishin praktike.

Dhe ndërkohë dhe bashkitë të kishin punuar gjatë kësaj kohe për përcaktimin e saktë të itinerareve ku duhet të lëviznin. Dhe jo vetëm me pjesë të shkëputura. Se ne sot për lëvizjen e biçikletave i kemi copë-copë rrugët. Në një kohë mbaron rruga në një moment, nuk dihet ku do kalojnë në krahun tjetër. Pra, ky problem ne gjithmonë i lëmë gjërat zvarrë. I fillojmë me një tam-tam të madhe dhe pastaj është ajo shprehje shqiptare, çdo gjë çudinë e ka deri në tre ditë.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?