AKTUALITET

Eksperti: Kamerat e rrugës, si në vendet diktatoriale, mbikëqyrje totale, cenohet privatësia

Piranjat Përditësimi i fundit 11 September 2026, 10:44

Eksperti: Kamerat e rrugës, si në vendet diktatoriale, mbikëqyrje

Projekti i ashtuquajtur i qyteteve të zgjuara duket se po fsheh një realitet të zymtë për qytetarët, duke e shndërruar faturën e kripur financiare në një rrezik të përmasave alarmante për privatësinë. Përtej shifrave marramendëse që paguhen, vëmendja po kthehet te përdorimi i kamerave me inteligjencë artificiale që synojnë identifikimin biometrik në kohë reale për çdo individ, një skenar mbikëqyrjeje masive i krahasueshëm me veprën e famshme të George Orwell.

Ekspert për mbrojtjen e të dhënave personale Edrin Fidhe që ishte ie ftuar në emisionin e mëngjeist “Kafe Shqeto” në syri tv, e cilësoj këtë nismë jo si një zhvillim teknologjik për të mirën publike, por si një survejim inteligjent që cenon rëndë të drejtat themelore. Kjo teknologji, e cila skanon tiparet biometrike të fytyrës dhe i lidh ato me databazën e Gjendjes Civile, aplikohet sot kryesisht në vende me regjime totalitare ose me demokraci të dobëta, si Kina, Rusia, India dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Ndërkohë, një praktikë e tillë e mbikëqyrjes masive në rrugë apo institucione arsimore nuk gjendet në asnjë shtet të Bashkimit Evropian. Vende si Britania e Madhe e kufizojnë përdorimin e këtyre kamerave vetëm për zona me siguri të lartë apo ushtarake.

Një nga aspektet më tronditëse të këtij projekti mbetet mbledhja e të dhënave biometrike të fëmijëve, duke nisur zbatimin nga shkollat. Kjo përbën një shkelje të hapur të të gjitha kornizave dhe direktivave evropiane për mbrojtjen e të dhënave personale, përfshirë rregulloren GDPR dhe Aktin Evropian të Inteligjencës Artificiale.

Në një shtet ku skandalet e rrjedhjes së të dhënave personale kanë qenë të njëpasnjëshme, centralizimi i informacioneve biometrike shton frikën e keqpërdorimit të tyre nga palë të treta. Zbatimi i këtij projekti bie në kundërshtim të plotë me aspiratat evropiane të vendit dhe bazën e saj ligjore, tha eksperti.

Flavio Qarri: Sidoqoftë deri në këto momente duket se vëmendjen e ka mbajtur aspekti financiar, për shkak se po paguajmë një faturë sigurisht shumë më të lartë se çdo vend tjetër. Megjithatë gjatë gjithë kësaj kohe shqetësimi yt nuk ka qenë monetar, ti këmbëngul te pjesa që ajo që do të bëhet është shumë më e rëndë se vjedhja. Të lutem më ndihmo edhe për publikun, një sqarim çfarë është Smart City dhe çfarë parashikon nëse implementohet si projekt.

Edrin Fidhe: Tani publiku duhet të kuptojë që Smart City nuk është realisht ajo që thuhet, pra që nënkuptohet nga thjesht emri Smart City. Por është një smart surveillance. Pra është një survejim inteligjent. Do të përdoren kamera të mundësuara nga inteligjenca artificiale. Më në fund e mundësoi këtë gjë, por që pasojat për qytetarët do jenë shumë të rënda. Për sa kohë kjo teknologji cënon drejtpërdrejt privatësinë dhe sigurinë e të dhënave dhe këtë mund ta themi me gojën plot sepse kjo është e provuar. Kemi raste të ngjashme Flavio. Domethënë mjafton të themi që kjo teknologji, pra përdorimi i kamerave me inteligjencë artificiale përdoret në Kinë, Rusi, Indi, Brazil, Emiratet e Bashkuara Arabe, janë të vetmet vende që e aplikojnë dhe këtu vetëkuptohet se çfarë, se çfarë është realisht. Pra vende totalitare, vende që janë mbretëri, pra janë monarki, vende që kanë demokraci të dobët...

Flavio Qarri: Nejse dhe ne nuk është se e kemi demokracinë aq të fortë.

Edrin Fidhe: Absolutisht, po ne synojmë, ka një dallim të madh. Ne synojmë integrimin në Bashkimin Europian. Pra ne jemi pjesë e Europës dhe synojmë bashkimin europian dhe duhet të përafrojmë vlerat e bashkimit europian, jo të bëjmë hapa mbrapa.

Flavio Qarri: Në Europë është implementuar kjo si teknologji? Po apo jo?

Edrin Fidhe: Në Europë jo. Le të dalë një përfaqësues i qeverisë shqiptare dhe të thotë në cilin vend të Europës është aplikuar ky projekt në shkolla ose në rrugë. Edhe Anglia që është vendi më i survejuar, mund ta përdorë kamerat me inteligjencë artificiale por në vende të sigurisë së lartë. Pra në zona ushtarake, në zona që përbëjnë rrezik për sigurinë, rrezik nga terrorizmi e të tjerë e të tjerë, jo në rrugë, jo në mënyrë masive.

Flavio Qarri: Çfarë do të thotë, nëse një kamera me inteligjencë artificiale është në rrugë, çfarë arrin të identifikojë?

Edrin Fidhe: Cilat janë aftësitë e kamerës me inteligjencë artificiale? Një kamera e tillë bën identifikim biometrik në kohë reale. Pra, skanon. Po flasim për aftësitë teknike të kësaj teknologjie. Pra, kjo lloj teknologjie është në gjendje të skanojë biometrinë e fytyrës dhe të bëjë identifikimin e një individi në kohë reale nëse ky sistem është i lidhur me databazat shtetërore siç është databaza e gjendjes civile dhe databaza e të dhënave biometrike, të gjitha këto.

Flavio Qarri: Tani se tash s'është Gysi, është më e rrezikshme...

Edrin Fidhe: Po tani ok, nuk ka rëndësi emri, iku Gysi mund të vijë dikush tjetër më i rëndësishëm se Gysi, ose dikush tjetër që ia di dhe vlerën më mirë të dhënave dhe mund t'i përdorë në mënyra të ndryshme. Pra nuk ka rëndësi kjo, rëndësi ka që në një vend që ka ndodhur skandale pafund me të dhënat personale, tashmë po mblidhen të dhënat biometrike nëpërmjet survejimit masiv. Dhe ka filluar, kjo është më e rënda, me fëmijët. Të cilët gëzojnë një status të veçantë dhe një mbrojtje të veçantë, edhe nga ligji për mbrojtjen e të dhënave personale, edhe nga GDPR-i, rregullorja e BE-së, edhe nga AI Act që këta duan ta përafrojnë dhe kanë bërë një projektligj, dhe nga direktiva për sigurinë që është direktiva e 2016 e Bashkimit Europian, ku kufizohen institucionet e zbatimit të ligjit në mënyrën e përdorimit të teknologjisë AI dhe impaktin që ka te të dhënat personale. Pra baza ligjore në nivel europian është e blinduar te kjo pjesë. Dhe nuk mundet të shkosh më tej duke i përdorur këto teknologji. Pra në qoftë se ne synojmë Bashkimin Europian, kjo nuk është qasja. Ky është një projekt në kundërshtim me të gjitha, me gjithë bazën ligjore të Bashkimit Europian.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?