AKTUALITET

Eksperti ngre alarmin: 10 mijë hektarë të djegura, institucionet fokusohen te shuarja, jo te parandalimi

Piranjat Përditësimi i fundit 31 August 2026, 08:04

Eksperti ngre alarmin: 10 mijë hektarë të djegura, institucionet

Zjarret vijojnë të përbëjnë një problem serioz për territorin shqiptar, ndërsa deri tani janë regjistruar rreth 10,828 hektarë sipërfaqe pyjore të djegura.

Inxhinieri i pyjeve Elvin Toromani paralajmëron se situata nuk mund të konsiderohet e qetë, pasi vatrat vijojnë të jenë aktive dhe muaji gusht ka shënuar një rritje të ndjeshme të rasteve.

I ftuar në ABC News, Toromani tha se veçanërisht pas datës 16 gusht është konstatuar një shtim i konsiderueshëm i zjarreve, të cilat janë shtrirë në zona të ndryshme të vendit.

“Deri në këto momente për Shqipërinë raportohet një sipërfaqe e djegur nga zjarret në vlerën e 10,828 hektarë, e cila po t’i referohemi dy viteve të fundit është më e ulët, por duhet të kemi parasysh që ne ende jemi duke u përballur me zjarret”, tha ai.

Eksperti e cilësoi veçanërisht shqetësuese faktin që flakët kanë prekur edhe zona të mbrojtura, duke rrezikuar ekosisteme dhe habitate me rëndësi.

Por për Toromanin, problemi nuk qëndron vetëm te përmasat e zjarreve. Ai kritikoi qasjen institucionale, duke argumentuar se strukturat përgjegjëse fokusohen kryesisht te ndërhyrja pasi zjarri ka nisur, ndërsa parandalimi mbetet në plan të dytë.

“E vetmja gjë që bëhet është që i kushtohet vëmendje pjesës së ndërhyrjes së zjarrit, por jo asaj që është më e rëndësishme, parandalimit”, u shpreh inxhinieri i pyjeve.

Përveç humbjes së masës pyjore, zjarret dëmtojnë habitatet dhe faunën e egër, varfërojnë tokën dhe ndikojnë në burimet ujore.

“Kemi dëmtime të habitateve dhe të faunës së egër, dëmtime të cilësisë së tokës, të varfërimit të saj. Kemi gjithashtu pasoja në burimet ujore dhe në cilësinë e ujërave. Dëmet janë jashtëzakonisht të mëdha”, deklaroi Toromani.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?