Avokati i Veliajt: Rama më mori sot në telefon duke fyer dhe kërcënuar
Plarent Ndreca, avokat i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj ka deklaruar në emisionin “Opinion” se kryeministri Edi Rama e ka te...
Plarent Ndreca, avokat i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj ka deklaruar në emisionin “Opinion” se kryeministri Edi Rama e ka te...
Vrau shqiptarin dhe e fshehu trupin në pus, 29-vjeçari italian: Jam penduar, nuk doja ta vrisja “Jam penduar, nuk doja ta vrisja. Gjithç...
Partia Demokratike ka kërkuar hetim urgjent për shantazhin mafioz të Edi Ramës ndaj Erion Veliajt, duke deklarua se ky i fundit ësht&eu...
Letra e publikuar sot nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, lidhur me vizitën e ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu në burgun ...
Kryeministri Edi Rama është përballur me pyetje të drejtpërdrejta për korrupsionin në radhët e zyrtarëve të ti...
Këshilli i Lartë Gjyqësor ka propozuar rritje të numrit të gjyqtarëve në vend për të ndihmuar në uljen e stoku...
Tre personat e arrestuar për shpërthimin tragjik në zonën e Plakës, në Athinë, janë lënë në burg të ...
Guardia Civil po heton origjinën e një ngarkese të madhe kokaine, e zbuluar gjatë kësaj fundjave në dy magazina në zonën...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar pas debatit të krijuar mbi takimin e tij me ministrin e Drejtësisë, Toni Gogu, në bu...
16-vjeçari Arjon Xhezairi ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë, pasi nuk arriti t’u mbijetonte plagë...
Eksperti Ervin Karamuço ka folur për historitë e arratisjeve dhe profilin e Alket Rizait. Ai thekson se arratisjet spektakolare me helikopter kanë ndryshuar standardet e sigurisë në burgjet evropiane, duke sjellë vendosjen e rrjetave të sipërme në ambientet e ajrimit për të parandaluar ngjarje të ngjashme.
“Masat që u morën në rang evropian ishin vendosja e rrjetave të sipërme në ambientet e ajrimit. Ne nuk e kemi pasur këtë përpara. Ne tani e kemi vendosur më shumë për dronët, por helikopteri nuk është një gjë e pamundur edhe te 313 ose në burgje të tjera, sidomos në ato që kanë sheshe të hapura ku mundësia për të vajtur me një helikopter privat është e madhe. Standardet dhe rregullat e sigurisë mbi sigurinë kanë ndryshuar në nivel evropian”.
Karamuço shpjegon burgun ku qëndronte Rizai, një ambient me kushte mjaft të rënda, por nga ana tjetër, me një hapësirë që bën të mundur lehtësisht hyrjen e një helikopteri për arratisje.
“Koridhalosi ishte burgu ku u arratis Alket Rizaj. Është burgu më famkeq ku shkelen çdo ditë të drejtat e njeriut. Ka një mbingarkesë të jashtëzakonshme.
Të gjithë këta komisionerë të të drejtave të njeriut, qoftë të OKB-së apo Këshillit të Evropës, kanë thënë që aty ka një torturë ç’njerëzore mënyra se si trajtohen, jo vetëm shqiptarët.
Është në zonën e sipërme të Pireut, pra nuk është tamam në Athinë. Dhe ishte një burg me një sipërfaqe të madhe që kishte shumë afër një helioport, nëpërmjet të cilit helikopteri mbërriti shumë shpejt. Sepse është edhe problemi i interceptimit: Ku po fluturon? Pse fluturon kaq ulët? e të tjerë. Ai e bëri shumë shpejt xhiron, u ul. Ndërkohë që Alket Rizajn po e merrnin, qëlloheshin kullat e vrojtimit të policisë dhe çdo gjë mbaroi.
Po edhe në këtë rast, shërbimet sekrete greke hetuan policinë sepse dyshonin që ishin marrë lekë diku për të favorizuar këtë arratisje. Dhe sigurisht aty u pa dhe një lidhje e tij e ngushtë me botën kriminale greke, sepse ai u ndihmua së bashku me një kryemafioz grek të asaj kohe”, tha Karamuço. Më tej, eksperti shton se autoritetet greke kanë ngritur post-blloqe masive në autostrada dhe po kontrollojnë mjetet lundruese. Sipas Karamuços, kthimi ose kapja e tij nga policia greke është vetëm çështje kohe.
“Ai nuk është shumë i sigurt jashtë burgut sepse ka dhe grupe rivale të cilat kanë kërkuar prej kohësh kokën e tij. Megjithatë është çështje kohe përpara se ai të rikthehet.
E gjithë Greqia është në një alarm të madh tani sepse kufijtë po kontrollohen, ka post-blloqe në Athinë dhe në qytete të tjera kryesore, sidomos në autostradën drejt Selanikut. Mendohet se mund të shkojë në Lindjen e Mesme me anije lundrimi, meqë janë me mijëra anije në Greqi dhe mund të jetë i fshehur në to. Kishte një sërë alternativash se si ai person mund të largohet dhe të shkojë në një vend të sigurt.
Megjithatë unë mendoj që do të kthehet shumë shpejt. Policia greke ka një qasje tjetër të sigurisë, interceptimit dhe inteligjencës të cilën ne nganjëherë duhet ta ndjekim sepse është goxha e fortë”, tha Ervin Karamuço.
Protestuesit që vijojnë aksionin kundër qeverisë së Edi Ramës kanë mbërritur mbrëmjen e sotme pranë Bllokut t&...
“Arrestoni Ramën, lironi qytetarët”, janë këto thirrjet që jehojnë në Tiranë, gjatë marshimit të q...
Në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV është publikuar një tjetër audiopërgjim mes Roni Yeffet dhe tre të huaj...
Protestuesi që u godit sot me grusht nga një efektiv policie, ka folur gjatë tubimit para Kryeministrisë ku tregoi se ka ardhur nga Diaspora...
Policia greke ka kryer tre arrestime për rrahjen brutale të një burri indian në orët e para të së shtunës në Thiva....
Qytetarët kanë vijuar për të 107-ën ditë radhazi protestën para Kryeministrisë, duke kërkuar largimin e kryeministr...
Protesta në Tiranë ka shënuar ditën e sotme 107 ditë të revoltës qytetare. Qytetarët kanë nisur si fillim grumbull...
Dhuna e pretenduar policore gjatë protestës së 107-të kundër qeverisë së Edi Ramës ka sjellë reagimin e protestuesv...
Një qytetar pjesëmarrës në tubimin përballë godinës së Kryeministrisë në ditën e sotme, ka marrë fja...
Një shtetas shqiptar është dënuar me burg për rolin e tij si kultivues në një fermë kanabisi me vlerë 4.5 milion&eu...