“Prit, të shoh lajmet ”/ Detajet nga çastet e negociatave për dorëzimin e Buzit, prokurori s’i tregoi për vdekjen e ish-vjehrrit!
Rozalinda Plaka, e reja prindërit e së cilës u vranë në tragjedinë e ndodhur në Vidhishtë, pritet të merret së...
Rozalinda Plaka, e reja prindërit e së cilës u vranë në tragjedinë e ndodhur në Vidhishtë, pritet të merret së...
Janë publikuar pamjet e momentit kur Agron Shehaj, merr kopjen e marrëveshjes konfidenciale për huanë prej 302 milionë dollarësh...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP), ka njoftuar pranimin e kërkesës e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë (...
Tre persona janë plagosur në Paris pas një sulmi me thikë të ndodhur pranë zonës Porte de Clichy. Të plagosur mbet&eum...
Ndërsa zjarret e mëdha vijojnë të përhapen në mënyrë të pakontrolluar në Spanjë dhe Francë, mediat...
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka deklaruar se mbështet në parim marrëveshjen me Shtetet e Bashkuara të Amerikës pë...
Sipas kërkesës së depozituar nga deputetët e opozitës, marrëveshja për huanë prej 302 milionë dollarësh, e l...
Në një kërkesë drejtuar kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, dhe Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën, PS k&eum...
Aksidentet rrugore në vend u rritën në qershor, ndërsa numri i tyre në gjysmën e parë të vitit u zgjerua me 6.8% kraha...
Analisti Enton Abilekaj ka reaguar për marrëveshjen që pritet të shqyrtohet në Kuvend, duke paralajmëruar se miratimi i saj pa u...

Ndërsa çmimi i naftës është fiksuar në një tavan dhe produktet e shportës bazë kanë shënuar rritje galopante, ekspertët e ekonomisë e cilësojnë ndërhyrjen e qeverisë shqiptare si të vonuar dhe minimale.
Në një intervistë, ekspertja e Ekonomisë, Suzana Guxholli, u shpreh se Shqipëria është vendi i fundit në rajon që ka reaguar ndaj krizës së çmimeve, e cila ka prekur ekonominë botërore.
Në një kohë kur vendet fqinje dhe ato me ekonomi të zhvilluar në Evropë morën masa parandaluese që në momentet e para të krizës, qeveria shqiptare priti deri në momentin e fundit.
Vendet e tjera, sipas Guxhollit, vepruan menjëherë duke përdorur rezervat e tyre shtetërore ose duke vendosur kufizime direkte mbi çmimet e karburanteve, duke kuptuar se kostoja e tyre është një element kyç në zinxhirin e kostove për të gjitha produktet e tjera.
Një faktor thelbësor që e përkeqëson situatën në Shqipëri është elementi i spekulimit. Ekspertja thekson se çdo lëvizje në tregjet botërore apo çdo ngjarje gjeopolitike reflektohet menjëherë në rritjen e çmimeve në tregun vendas. Megjithatë, për fat të keq, ky reflektim nuk ndodh kur çmimet në bursa bien. Kjo asimetri tregon për një ekonomi jo të shëndetshme dhe për dështimin e institucioneve rregullatore për të monitoruar dhe kontrolluar tregun dhe konkurrencën.
Masat e marra së fundmi nga qeveria, si vendosja e një çmimi tavan për karburantin dhe krijimi i të ashtuquajturit “Bord i Transparencës”, konsiderohen si ndër më minimalet dhe më të vonuarat.
Këto hapa, tha ajo, nuk adresojnë problemin rrënjësor të spekulimit dhe mosfunksionimit të tregut. Për më tepër, formula që përdoret për të përcaktuar çmimin maksimal mbetet e paqartë për publikun, duke lënë hapësira për dyshime mbi transparencën e procesit.
Rritja e kostos së karburantit dhe transportit ndikon drejtpërdrejt jo vetëm buxhetet familjare, por edhe kostot operacionale të bizneseve, duke krijuar një efekt zinxhir që rrit çmimin e pothuajse çdo produkti dhe shërbimi në vend.
Si e shikoni rolin e qeverisë shqiptare? Pra, a është e vonuar në marrjen e masave në këtë pikë që jemi? Pra kemi çmimin e naftës tavan tashmë dhe të fiksuar në 118 lekë, por çmimi i produkteve të shportës po ashtu ka pësuar një rritje të ndjeshme duhet thënë.
Suzana Guxholli: Po, siç e thatë edhe ju në pyetje, ndërhyrja e qeverisë shqiptare është e vonuar, sepse kjo është e fundit nga vendet e rajonit që filloi të lëvizë kur efekti i luftës në Iran ka prekur ekonominë botërore.
Po të shikojmë vendet e përreth, ata e filluan menjëherë, bile e filluan me masa parandaluese pa e ditur që në ditët, momentet e para se ç'do të ndodhte. Këtu flitet për vendet e ekonomive të zhvilluara të Evropës. Por edhe vendet e rajonit, ekonomi më pak të zhvilluara, e ndoqën menjëherë këtë trend, këtë... ndërmorën këto hapa.
Duke filluar të prekin rezervat që i kishin tashmë të konsiderueshme, apo duke vendosur kufizime për çmimet e karburanteve, të cilat janë një pjesë kryesore e kostove të produkteve të tjera. Dhe siç e thatë ju, ëh, karburantet e të gjitha llojeve janë të lidhura me elementin në kosto që quhet energji. Dhe prek si bizneset ashtu edhe buxhetet familjare.
Karburanti dhe transporti njëkohësisht, që është ndikuar në mënyrë të menjëhershme dhe shumë të dukshme nga rritja e çmimit, janë një, zënë një peshë specifike të madhe në kostot e shumë produkteve. Për fat të keq, përveç kësaj influence të menjëhershme dhe që tani bë kohë, të themi, disa javore, në Shqipëri është edhe elementi i spekulimit.
Dhe çdo ndryshim i çmimit apo çdo ngjarje që ndodh në ekonominë botërore apo në gjeopolitikë, menjëherë reflektohet në drejtim të rritjes së çmimeve, por për fat të keq nuk reflektohet kur këto çmime bien. Kjo vjen nga mosfunksionimi i, pra nga mospatja e një ekonomie të shëndetshme dhe nga mosfunksionimi i institucioneve të cilat monitorojnë dhe rregullojnë çmimet apo konkurrencën. Çmimet në disa fusha, se në fakt çmimet janë produkt i tregut, kërkesë-ofertë.
Dhe kur oferta andej rritet dhe çmimet bien, në kanalet e brendshme kapilar deri tek produkti përfundimtar, këtu nuk transmetohen. Dhe krahas rritjes së çmimit të karburantit, ku qeveria ndërhyri vetëm pak ditë më parë duke vendosur tavanin, duke ngritur të ashtuquajturin Bord të Transparencës, ëh, është siç thashë, si të thuash një masë nga më minimalet dhe të fundit fare nga më të vonuarat.
Çmimi kuptohet që nuk e cakton qeveria, por qeveria në këtë rast ka një formulë së cilës i referohet për të parë se deri ku mund të arrijë çmimi maksimal i karburanteve, i naftës dhe nënprodukteve të saj, e ndikuar nga tregjet ndërkombëtare, prej nga dhe caktohet çmimi i saj. Mirëpo nuk e dimë ne se tamam si është kjo formulë dhe si llogaritet.
Gjeneral Brigade Edmond Abaz Voci është dekretuar këtë të hënë nga Presidenti Bajram Begaj në detyrën e Komandant...
Raporti i Komisionit të Prokurimit Publik për vitin 2025 evidenton institucionet më problematike në fushën e prokurimeve publike me t...
Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e të miturës shqiptare në Itali, ku ish-i dashuri i saj rezulton t...
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka firmosur sot dy dekrete për ndryshime në drejtimin e Forcës Ajrore. Kreu i shtetit ka vendosur ...
Aktivisti Aurel Kujtimi ka ngritur shqetësime të forta mbi gjendjen në Qyteti Studenti, duke paralajmëruar se degradimi i kushteve mund t&...
Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 28-vjeçar, i cili u kap teksa lëvizte i armatosur me pistoletë. I riu u arr...
Emigrantët që kanë ikur nga Shqipëria, tashmë po bëhen qytetarët të vendeve të BE-së me të drejta t&eum...
Segmenti rrugor që lidh fshatrat Sheqishte, Beline dhe Marinzë është dëmtuar duke u mbushur me gropa e asfalt është gë...
Procesi i integrimit europian është paraqitur si një histori suksesi, me theks të veçantë në përshpejtimin e mbyllje...
Një tërmet me magnitudë 3.8 të shkallës Rihter është regjistruar mëngjesin e sotëm në territorin e Shqip&eum...