Ekuadori godet një rrjet ndërkombëtar droge me lidhje shqiptaro-polake, 18 të arerstuar

Policia Kombëtare e Ekuadorit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Përgjithshme të Shtetit dhe Europol-in, ka shkatërruar një organizatë të dyshuar të trafikut ndërkombëtar të drogës, e cila dyshohet se kishte lidhje me grupe kriminale shqiptare dhe polake.
Si rezultat i operacionit janë arrestuar 18 persona, mes tyre edhe dy shtetas evropianë të identifikuar si drejtues të rrjetit.
Aksioni, i koduar “Gran Fénix 0043-Azkaban”, u zhvillua në orët e para të mëngjesit të së enjtes, më 8 korrik. Sipas autoriteteve ekuadoriane, hetimet zbuluan se organizata kishte trafikuar rreth 7.5 ton kokainë, me një vlerë të përllogaritur prej 225 milionë dollarësh në tregun e paligjshëm ndërkombëtar.
Sipas hetimeve, grupi kriminal kishte nisur aktivitetin e tij të paktën që prej vitit 2019 dhe dyshohet se bashkëpunonte me grupe të armatosura kolumbiane, si edhe me banda kriminale që veprojnë në Ekuador, duke krijuar një rrjet të gjerë për trafikun e lëndëve narkotike drejt tregjeve ndërkombëtare.
Lexo edhe
AKTUALITET
Ngjarje e rëndë në Durrës/ 40-vjeçari plagos me thikë bashkëshorten e tij

Detaje/ Autorët e ndoqën 40-vjeçarin deri te hyrja e pallatit, e qëllua me 7 plumba sapo zbriti nga makina

Financimi i Kanye West/ NYTimes vë në dyshim qëndrimet e Ramës për antisemitizmin

Kursi i këmbimit valutor për sot/ Ja me sa këmbehen euro, dollari dhe paundi

Vrasja e 40-vjeçarit në Kurbin/ Viktima njihej me katër mbiemra, policia në kërkim të autorëve

Vendet e lira të punës në 2025, profesionet elementare më të kërkuarat

Jo vetëm ushqimet, shqiptarët paguajnë dhe për komunikimin 7.6% më shumë se mesatarja e BE-së

Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit për sot





