Ekzekutimi i Edmond Sulës në Vorë, dyshohet se është kryer nga vrasës me pagesë! Pista kryesore e hetimit, çfarë fiksuan kamerat e sigurisë

Detaje të tjera mësohen në lidhje me vrasjen e Edmond (Ali) Sula në Bërxullë të Vorës. Dyshimet e para të grupit hetimor janë se ekzekutimi i Sulës është kryer nga vrasës me pagesë, nisur nga mënyra e organizuar e atentatit, ku autori ka vepruar i vetëm në momentin e ekzekutimit.
Sipas burimeve, autori e ka pritur 50-vjeçarin deri në momentin kur ai ka zbritur nga automjeti dhe po hynte në banesën e tij, në Bërxullë dhe e ka qëlluar me një plumb në kokë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Pamjet e kamerave të sigurisë kanë filmuar autorin teksa largohet në këmbë nga vendi i krimit. Më pas, dyshohet se ai është marrë me automjet nga persona të tjerë që e kanë ndihmuar të largohet.
Edmond Sula ishte një emër i njohur për Policinë e Shtetit, pasi në të kaluarën ishte proceduar për vepra të ndryshme penale, si rrahje, grabitje dhe konflikte të tjera.
Aktualisht, pista kryesore e hetimit lidhet me çështje pronësie. Ai merrej me shitblerjen e pronave dhe po verifikohen konfliktet e mundshme që mund të kenë lindur nga kjo veprimtari.
Ndërkohë, familjarët e viktimës kanë deklaruar se nuk kanë dijeni për ndonjë konflikt apo përplasje që ai mund të ketë pasur së fundmi me persona të tjerë.
Lexo edhe
AKTUALITET
Mazhoranca frikë nga revolta/ “Blindohet” Kuvendi, edhe pse aty nuk ka protestues

Aksident i rëndë në një pikë karburanti, makina përfundon mes automjeteve të parkuara

Dhënia e 4 milionë eurove për koncertin e Kanye West, Qëndresa Qytetare kërkesë KLSH-së për auditim: Ka dyshime serioze për ligjshmërinë ...

Vrau bashkëshorten, Gjykata jep masën për Shtjefën Ziçin! Autori hesht në sallë, avokati kërkon ekspertim psikik

EMRI/ Aksident i rëndë në Itali, ndërron jetë në vendngjarje 42-vjeçari shqiptar





