Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
“Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra... Tuchel publikon listën e Anglisë, Jobe Bellingham dhe Josh King marrin ftesën e parë, Palmer e Foden jashtë... “Më rrëmbyen e kërcënuan”/ Veliaj reagon sërish nga qelia: Edhe në Hënë po të më internojnë, nuk heq dorë n... Rashford e krahason me Messin, parashikon shtatë Topa të Artë për Lamine Yamal Alarm nga Belgjika/ Tërhiqet nga tregu shqiptar spatula e kuzhinës, përmban substancë kimike Shtatë nxënëse denoncojnë mësuesin për ngamcmim se*sual, ndalohet 35-vjeçari Mashtrimi që u kthye në një sensacion ndërkombëtar/ “Sirena” e Fixhit, gjysmë majmun dhe gjysmë peshk... Cristiano Ronaldo largohet nga Portugalia, heshtje totale nga Real Madrid 9 elektricistë humbën jetën në krye të detyrës gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë në punë
AKTUALITET

Ekzekutimi i Fridman Xhaferrajt/ Dëshmon i vëllai: Me Laertin jemi rreth krushqie! S’besoj ta ketë vrarë ai

P
Piranjat28 July 2026, 12:28 · 5 min lexim
Ekzekutimi i Fridman Xhaferrajt/ Dëshmon i vëllai: Me Laertin jemi

Ka nisur këtë të martë në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) procesi gjyqësor ndaj Laert Haxhiut, ku në cilësinë e viktimës është paraqitur për të dëshmuar Xhuliano Xhaferraj, vëllai i të ndjerit Fridman Xhaferraj.

Ai deklaroi se kur kishte ndodhur ngjarja e rëndë vuante dënimin në burg dhe se për vrasjen e vëllait kishte mësuar vetëm pas lirimit, kur u mor në pyetje nga policia. Ai tha se i vëllai i kishte thënë se do të ikte në Itali, ndërsa trupi i tij u gjet më pas pa jetë në Drenovë.

Lidhur me dyshimet mbi autorët, Xhaferraj u shpreh se nuk ka dijeni se kush qëndron pas krimit, ndërsa tregoi një takim me babain e Laert Haxhiut, Qamilin.

“Kur më kanë vrarë vëllain kam qenë në burg. Kur jam liruar kishte 3 ditë i vdekur, e kishin identifikuar viktimën por s’ishin të sigurt. Më morën në pyetje e verifikuan që isha në burg, pas disa orësh mësova se ishte vëllai. U lirova me urdhër lirimi, e kisha mbaruar dënimin. Vajta te shpia, pash policët atje duke bërë kontroll, më shoqëruan në komisariat. Shkova te shpia e vjehrrës, se kisha nusen me fëmijën atje.

Prindërit nuk i kam. Fridmani kishte ikur, më thoshte jashtë shtetit, sdija gjë fare, policia më tha është gjetur në Drenovë. 20 ditë më parë kishim folur në telefon, më tha do iki në Itali, nuk para flisnim, nuk tregonim.  Vëllai tjetër ishte në Greqi në atë kohë, e kishin ndihmuar çunat, kishin qenë me Lulzim Spahiun në Elbasan, Luli, Kristi Bixheku, e kishin marrë. Pas dy ditësh e kishte lënë me Lulin, Kristin për të ikur Fridmani në Greqi, Aleksandri kthehet në Lushnje.

Nuk e di kush e vrau Fridmanin, i ati i Laertit Qamili thotë nuk ka dorë çuni im, nuk ka asnjë lidhje. Kemi tokat afër, ma ka thënë rreth 1 muaj pas ngjarjes jemi takuar në rrugë. Po shkëmbeheshim dhe më foli. Më tha s’ka dorë djali im. E pyeta ça ka ndodh, për gjërat që përfliteshin. Që ka dhënë urdhër Laerti për ta vrarë, me llafe nuk janë të sigurta. Unë s’kam qenë fare i përfshirë, kur flisja me vëllain më thoshte shif hallet e tua familjen tënde”, ka deklaruar Xhaferraj.

Në vijim të dëshmisë së tij, Xhaferraj ka sqaruar se i vëllai, Fridmani, kishte bërë burg më parë dhe shiste vetë lëndë narkotike, por nuk i kishte kërkuar kurrë ndihmë këtij të fundit. Sa u përket shkaqeve të vrasjes, ai u shpreh se, nga ato që kishte dëgjuar për armë dhe drogë, ka qenë rasti.

Ai zbuloi gjithashtu se e njeh që nga viti 2012 bashkëpunëtorin e drejtësisë, Artan Tafanin, pasi kanë qenë bashkë në burgun e Rrogozhinës, duke e cilësuar atë si përdorues të lëndëve narkotike. Ai konfirmoi se edhe i vëllai i tij e njihte Tafanin nga i njëjti institucion i ekzekutimit të vendimeve penale

 “S’më ka kërkuar kurrë ndihmë, shiste vetë drogë. Nuk ka pasur probleme, e kanë shoqëruar në polici për kundërshtim. Ka bërë burg, ka qenë herën e fundit në Peqin, disa muaj para vrasjes. Qëndroi 11 ditë në burg. Nuk e kam takuar fare. Nuk e di pse është vrarë, me të dëgjuar për armë dhe për drogë ka qenë muhabeti.

Nuk jam i sigurt. Artan Tafanin e njoh, e kam pas në burg në 2012 në rrogozhinë. Dilnim me nuset e me kalamajt se vinin njëherësh ma vizitonin. Tafani e ka njohur Fridmanin, e ka patur edhe ai në burg në Rrogozhinë

Kam vite që e njoh Laert Haxhiun. Babi im me Qamilin janë rreth krushqie. Njoh të ëmën e Lartit, të atin. Nuk më ka vizituar asnjë familjarë i Laertit në burg. Unë se mendoj fare që e ka bërë Laerti këtë gjë. Ia kam thënë dhe Qamilit. Vëllai ska bërë ndonjëherë llafe me Laertin. Artan Tafani është përdorues droge, konsumonte të kuqe, edhe jashtë. E kam parë edhe vetë, është përdorues i lëndëve narkotike”, ka vijuar më tej dëshmin e tij Xhuliano Xhaferraj.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.