AKTUALITET

Ekzekutohet brenda burgut në Teksas 37-vjeçari, bashkëshortja shqiptare dëshmitare: Vuajti shumë

Piranjat Përditësimi i fundit 3 May 2026, 12:34
Ekzekutohet brenda burgut në Teksas 37-vjeçari, bashkëshortja

Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik, pasi një grua britanike me origjinë nga Kosova ka qenë dëshmitare e ekzekutimit të bashkëshortit të saj në SHBA, duke mos i mbajtur dot lotët në çastet e fundit të jetës së tij.

37-vjeçari James Broadnax u ekzekutua me injeksion vdekjeprurës në një burg në Teksas, pasi ishte shpallur fajtor për vrasjen e dy producentëve të muzikës kristiane në Dallas në vitin 2008. Në dhomën e dëshmitarëve ndodhej edhe bashkëshortja e tij, Tiana Krasniqi, 31 vjeçe, e cila, sipas mediave amerikane si Dallas Morning News, bërtiti “Të dua” ndërsa ndiqte pas xhamit momentet e fundit të ekzekutimit.

Pas ngjarjes, Krasniqi reagoi ashpër në rrjetet sociale, duke vënë në dyshim mënyrën e ekzekutimit. Në një video në TikTok, ajo deklaroi: “Ata vranë burrin tim”, duke pretenduar se procesi ka qenë i dhimbshëm dhe i rëndë për të dënuarin. Sipas saj, Broadnax kishte shfaqur shenja vuajtjeje gjatë injektimit, përfshirë mavijosje dhe gjurmë gjaku, ndërsa ngriti pyetjen: “A është kjo drejtësi?”

Historia e çiftit kishte marrë vëmendje edhe më herët, pasi ata ishin martuar vetëm pak ditë para ekzekutimit, brenda burgut Allan B. Polunsky Unit në Teksas. Dyshja ishte njohur në vitin 2024 përmes letrave, ndërsa Krasniqi, e diplomuar në drejtësi dhe studente e të Drejtave Ndërkombëtare të Njeriut në Londër, kishte nisur të studionte pabarazitë racore në sistemin amerikan të drejtësisë.

Broadnax ishte dënuar për vrasjen e Stephen Swan dhe Matthew Butler, por më vonë një kushëri i tij kishte pretenduar se ishte autori i krimit. Megjithatë, kjo deklaratë nuk u konsiderua e mjaftueshme për të ndalur ekzekutimin.

Rasti ka rikthyer në qendër të debatit dënimin me vdekje në SHBA dhe mënyrën e zbatimit të tij, një temë që vazhdon të ndajë opinionin publik dhe të ngjallë reagime të forta.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?