Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, furgoni përplaset me dy automjete Fëmijët e një kopshti në Vlorë përfundojnë në pediatri, dyshohet se janë helmuar, deri më tani 7 raste në s... Landfilli i Bushatit/ 13 punonjës në listëpagesa, por jo në vendin e punës Horoskopi, 7 nëntor/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Moti për ditën e sotme Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit!
AKTUALITET

Ekzekutohet me armë zjarri 50-vjeçari teksa po lëviste në këmbë

P
Piranjat12 July 2026, 08:07 · 1 min lexim
Ekzekutohet me armë zjarri 50-vjeçari teksa po lëviste në

Një person është vrarë me armë zjarri pak pas mesnatës në fshatin Bërxullë të Vorës. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:10, ku dyshohet se është qëlluar për vdekje E. (A.) S., i moshës 50-vjeçare.

Në vendngjarje ndodhet një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, i cili po punon për sqarimin e plotë të rrethanave, administrimin e provave dhe identifikimin e autorit ose autorëve të dyshuar. Policia ka ngritur pika kontrolli dhe po ushtron kontrolle në zonë për kapjen e tyre.

Njoftimi i Policisë: 

Vorë/Informacion paraprak Më datë 12.07.2026, rreth orës 00:10, në fshatin Bërxullë, Vorë, dyshohet se është vrarë me armë zjarri shtetasi E(A). S., rreth 50 vjeç, i cili ka qenë në rrugë, duke lëvizur në këmbë.

Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për fiksimin e çdo prove që do të ndihmojë në zbardhjen e saj, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar. Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po ushtrojnë kontrolle në zonë, me qëllim kapjen e autorit/ëve.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.