AKTUALITET

'Elefanti' në dhomën e SPAK, Bushkolaj: Pastrimi i parave po trajtohet nga SPAK si Dosja 184!

Piranjat Përditësimi i fundit 12 May 2026, 22:43
'Elefanti' në dhomën e SPAK, Bushkolaj: Pastrimi i parave po

Gazetari Elkier Bushkolaj, i ftuar në studion e ‘A SHOW’ me Adi Krastën, u shpreh se “Elefanti” në dhomën e SPAK-ut është pastrimi i parave, i cili po trajtohet nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar si Dosja 184.

Gazetari shprehet se, kjo tregon një problem sistematik dhe një mungesë prioritizimi në adresimin e krimit financiar në vend. Ai theksoi se, ndërsa SPAK ka qenë aktiv dhe i shpejtë ndaj çështjeve që lidhen me liderët e opozitës, çështjet e mëdha të pastrimit të parave dhe flukset masive të dyshimta trajtohen me vonesë ose në mënyrë selektive, duke krijuar një vakum besimi dhe efektiviteti.

Bushkolaj paralajmëroi se kjo qasje rrezikon të legalizojë mekanizmat e fshehtë të shpërdorimit të pasurive publike, ndërkohë që institucionet që duhet të garantonin transparencën dhe kontrollin mbeten të paralizuara.

Pjesë nga deklarata:

Operacion vjedhje dhe operacion zhvatje. Janë disa elementë që ndërthuren, por fjala kyçe është kriminalizim masiv i ekonomisë shqiptare. Dy dosje të SPAK-ut, të paktën deri tani, kanë faktuar një element: me paratë e taksave tona, të fituara përmes tenderave, janë financuar ngarkesa kokaine në Amerikën Latine, dhe kjo është dramatike për çdo shtet. Jo vetëm për Shqipërinë, por do të ishte dramatike për çdo shtet të rajonit.

Këtu ka pasur një leje për kanabizimin e vendit, dhe më pas ato grupe që u fuqizuan me kanabizimin e vendit kanë kaluar në trafikun ndërkombëtar të kokainës dhe janë fuqizuar shumë. Por, arsyeja kryesore e fuqizimit është lehtësia me të cilat i pastrojnë lekët në vendin amë dhe më pas i çojnë si të pastra në vendet e Bashkimit Europian. Vetëm në blerjen e pronave, të paktën nga 2022-shi dhe deri tani, janë mbi 760 milionë euro që kanë shkuar nga Shqipëria për blerjen e pronave në vendet e Bashkimit Europian si para të pastra.

Pastrimi i parave, aktualisht kryesisht në sektorin e ndërtimit dhe në turizëm, është elefanti në dhomë, të cilin SPAK-u nuk e sheh, ashtu sikurse nuk ka parë kurrë as krimin zgjedhor, edhe as dosjen 184. Por kjo ka sjellë pasoja zinxhir në ekonomi, veçanërisht në asgjësimin e shtresës së mesme dhe në nxitjen e eksodit.

Është një temë për të cilën flitet shumë pak, me përjashtim të eksponentëve kryesorë të opozitës. Për shembull, nuk preket as nga partitë e reja, as nga shoqëria civile, dhe edhe nga mediat, me përjashtim të Syri TV dhe dy-tre portaleve, preket shumë pak. Por kjo është thembra e Akilit e pushtetit të Edi Ramës: kryesisht pastrimi i parave. Me këto para që pastron në ekonomi, ai blen një pjesë të mirë të votave që i përkthehen në deputetë, sepse ato mandate, me nga 20.000 vota të njerëzve anonim, kanë diku origjinën.

Pra, janë këto paratë e pista që kanë hyrë në ekonominë shqiptare. Dhe këtu qartazi Adi ka pasur një politikë për të kryqëzuar paratë e korrupsionit me paratë e pista, në mënyrë që të humbasin gjurmët. Pra, para që janë nga vjedhjet, nga tenderët korruptiv, dhe nga ajo shifër që del 1.1 miliardë lekë çdo vit, janë kryqëzuar.

Të paktën disa prej dosjeve që kemi kaluar nëpër duar kanë treguar diçka, zhvatje në mënyrë kirurgjikale. Pra, çdo detaj është menduar me kujdes. Ka raste që kujdesen që edhe anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave të përzgjedhin përgjithësisht gra ose gra që janë në prag të shtatzënisë për t'i shpëtuar arrestimit. Janë mekanizma nga më të ndryshmit që janë përdorur për të vjedhur. Por elementi kryesor është zhvatja.

Popullsia, në masë të madhe, ka ikur, dhe ajo çfarë ka mbetur këtu duket qartazi që, edhe për shkak të propagandës, nuk e kupton se çfarë po ndodh. Nëse e ke vënë re vitet e fundit, në bashkitë më të mëdha të vendit, por edhe në poste ministrash, kemi persona anonimë dhe njerëz biznesmenë. Për shembull, nuk mund të krahasosh dikur një ish-kryetar bashkie si Shpëtim Gjika me një kryetare që është sot apo me këto që kishte para se të vinte zonja Mersini. E njëjta gjë ndodh në Durrës. Përtej problemeve të lidhjeve me krimin, të zotit Vangjush Dako, që i dolën në disa dosje, te dosja Volvo 4 apo historia për të cilën përfundoi SPAK.

Këta ulën nivelin e përfaqësimit, dhe prandaj jemi në këtë situatë. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me kabinetin qeveritar. Sot kemi ministra që nuk i njeh as fisi vetë. Përtej faktit se në fund të ditës të gjithë vijmë nga fshati, problemi është tek anonimati, dhe këta njerëz vendosin për fatet tona. Këtu firmoset për tendera miliona euro. Një njeri që nuk e di se çfarë është ligji për portet turistike shkon dhe dorëzon në parlament projektligjin për portet turistike. Dikush tjetër shkon dhe çon Smart City. Dikush tjetër çon një ligj për armët, ndonëse nuk e di fare, thjesht e japin të gatshëm.

Është e njëjta mënyrë që përdoret edhe me paditë që çohen në SPAK. Njerëz anonimë, thjesht u jepet një padi dhe u vënë fytyrën. Këtu kemi ministra prestanome, njerëz që bëjnë padi si prestanome në gjykatë dhe biznesmenë prestanome. Në një vend normal, çdokujt do t'i bënte përshtypje një 30-vjeçar ose një 23-vjeçare që merr leje për ndërtimin e një kulle në një prej zonave më të lakmuara të bregdetit. Këtu ka rënë drejtësia, këtu ka rënë SPAK-u.

Krimi financiar nuk ekziston më në Shqipëri. Banka e Shqipërisë është një institucion i zhytur kokë e këmbë në pastrimin e parave, sikurse ka qenë e zhytur në mikrokreditë. Sa herë ka një operacion SPAK që godet një grup kriminal, Banka e Shqipërisë del dhe thotë se turistët po sjellin miliona euro, të huaj që po blejnë prona. Blen dhe bën blerje të eurove, pasi fluksi i eurove që ka hyrë është në nivele alarmante që mund të rrënonte çdo ekonomi të Bashkimit Europian. Dhe Banka e Shqipërisë i justifikon këto veprime, që nuk lidhen drejtpërdrejt me titullarin e bankës. Është një projeksion që shkon në zyrën e kryeministrit dhe është një piramidë që funksionon poshtë.

Ish-kreu i SPAK-ut, zoti Dumani, ka pranuar vetë që institucione si Tatimet, Doganat, Bashkitë dhe Policia e Shtetit nuk funksionojnë si duhet. Nëse ka diçka që funksionon, janë të dhënat nga partnerët ndërkombëtarë, dhe këtu ndërhyhet më pas. Por ato mbeten të çeduara, operacionet dekonspirohen ose kokat e krimit nuk kapen. Gjithmonë ka një mekanizëm që bën që operacioni të dështojë.

Unë gjithmonë kam qenë i prirur të shoh dosjet e SPAK veç e veç. Aty ka dosje ku është bërë punë e mirë, por ka dhe dosje që janë gol. Disa çështje janë prova zjarri për SPAK-un. Një shembull është krimi zgjedhor, që u dështua, dhe u fol me bujë të madhe.

Artikuj te sugjeruar

AKTUALITET 12 May16:44

“Rritje” pa mirëqenie

Në letër, Shqipëria duket më e pasur se kurrë. Të ardhurat për frymë janë rritur me ritme të shpejta, vendi ka...

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?