Elvis Naçi “mund” Ahmed Kalanë në rrjetet sociale

Në një analizë të fundit të angazhimit në rrjetet sociale, imami Elvis Naçi rezulton të jetë më i ndjekuri dhe më i angazhuari krahasuar me imamin Ahmed Kalaja, veçanërisht në platformat si Facebook dhe Instagram.
Sipas të dhënave të publikuara, Naçi dominon në të dyja rrjetet, duke shënuar një diferencë të konsiderueshme në ndërveprime (pëlqime, komente dhe shpërndarje). Në Facebook, ai arrin rreth 9.85 mijë angazhime për postim, ndërsa Kalaja mbetet më pas me rreth 1.40 mijë.

Edhe në Instagram, diferenca është e dukshme, ku Elvis Naçi regjistron mbi 7.45 milionë angazhime totale, duke tejkaluar ndjeshëm rivalët. Pas publikimit të këtyre rezultateve, ai reagoi me një mesazh reflektues në rrjetet sociale, ku shkroi:
“Dashuria në emrin e Zotit dhe veprat e mira na mbajnë gjithmonë të parët".
Imami Elvis Naçi është një figurë e njohur fetare në Shqipëri, aktiv në rrjetet sociale ku shpërndan mesazhe motivuese dhe fetare, duke arritur një audiencë të gjerë dhe angazhim të lartë nga ndjekësit.
Ndërsa imami Ahmed Kalaja njihet për ligjëratat dhe aktivitetin e tij në komunitet, si dhe për praninë e tij në media dhe rrjete sociale, ku trajton tema fetare dhe shoqërore me interes për publikun./Piranjat news
Lexo edhe
AKTUALITET
Gazetari: 4 kandidatë për kryepolicin probleme me pastërtinë e figurës, me vijë të kuqe nga SPAK

Nga sherri për patatet te vrasja, zbardhet dëshmia e djalit të çiftit në Roskovec: Si i zbulova prindërit të vdekur

Serbia ‘hakmerret’ pas misrit të kontaminuar, bllokohen 20 kamionë me fruta nga Shqipëria

Kush do ta marrë drejtimin e Policisë së Shtetit? Përfundon intervistimi i 14 kandidatëve. U ndoq nga VanHorn

Emri/ Emërohet drejtori i ri i OSHEE-së





