Emigranti nga Gjermania merr pjesë në protestë: Mendoni se çfarë mund të bëhej me lekët e vjedhura nga shteti!

Një emigrant shqiptar që jeton në Gjermani ka dhënë mesazhe të forta nga sheshi “Skënderbej”, ku ka nisur organizimi për protestën e 44-t kundër qeverisë. Ai u shpreh se ka ardhur familjarisht nga Gjermania për të qenë pjesë e protestës, të cilën e konsideron një zhvillim që nuk e kishte menduar se do të ndodhte.
Emigranti ngriti pikëpyetje mbi mënyrën se si janë përdorur fondet publike ndër vite, duke iu referuar edhe konstatimeve të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Ai theksoi se përgjegjësia nuk bie vetëm mbi institucionet, por edhe mbi qytetarët që nuk reagojnë ndaj situatave që i shqetësojnë.
“Emigranti shqiptar nga sheshi Skënderbej atje ku ka nisur organizimi për protestën e 44, dha mesazhe të forta: Jetoj në Gjermani. Kemi ardhur familjarisht. Jam i nderuar që marr pjesë në një proteste që nuk e mendoja se do të mbahej ndonjëherë. Thoja; ose si nuk cohën këta njerëz.
Ore sa lekë paska pasur ky vend! Imagjinoni me mld e vjedhura, sipas KLSH-së të ishin investuar në mënyrën e duhur në vendin tonë. A e ka bërë njeri këtë analizë?!
Është dhe faji ynë që nuk reagojmë, duhet të bëjmë të reagojnë dhe ata që kanë votuar këtë pushtet”, tha ai.
Lexo edhe
AKTUALITET
Qytetari ironizon Ramën me Kanye West: Me aq para kishte rregulluar spitalet e të gjithë Shqipërisë!

Vrasja e 13-vjeçares shqiptare Aurora Tila në Itali, ish-i dashuri pranon fajësinë në apel

I moshuari në protestë kundër Ramës: Për 2 orë na hoqi 4 mln euro nga xhepat, me aq para rregulloheshin spitalet

Dita e 44-të e protestës/ Qytetari: Do të protestojmë kundër Ramës dhe Berishës

Protesta kundër qeverisë – Dëshmia rrëqethëse e invalides: Më kanë prerë dritat, jetoj vetëm me 90 mijë lekë! Si t’i blej ilaçet?...

44 ditë revoltë qytetare/ Nis grumbullimi i protestuesve në sheshin Skënderbej: Rama jep dorëheqje

Zjarri i përmasave të mëdha në kodrat e Llamanës në Himarë/ 17 efektivë të shërbimit zjarrfikës në terren, tymi mbulon zonën

Amnistia penale, 60 të burgosur në Drenovë fitojnë lirinë, 12 gra lirohen nga burgu i Pojskës





