Emigranti rrëfen historinë e trishtë: Humba dy fëmijët te ‘Koço Gliozheni’, ndaj ika nga Shqipëria

Një emigrant shqiptar, i cili prej vitesh jeton në Itali, ka ndarë me protestuesit para Kryeministrisë historinë e dhimbshme që e detyroi të largohej nga Shqipëria.
Qytetari tregoi se rreth 10 vite më parë ai dhe bashkëshortja humbën dy fëmijë në maternitetin “Koço Gliozheni”. Sipas tij, në një moment të rëndë emocional dhe fizik, ai është përballur edhe me një kërkesë për para nga mjeku.
Ai tha se kjo përvojë ishte një nga arsyet që e shtyu të largohej nga vendi dhe se rikthimi në protestë lidhet me shqetësimin për mënyrën se si funksionon ende sistemi shëndetësor dhe shteti.
"Kam ardhur sot nga Italia. Jam baba i dy fëmijëve. Para 10 vitesh kam ikur që këtu sepse humba dy fëmijë te ‘Koço Gliozheni’. Dhe ironi e fatit, në dhimbjen time, mjeku më kërkoi para për kafe për anestezistin. E si të mos jem sot këtu?”, u shpreh ai.
Lexo edhe
AKTUALITET
Gjatë 12 orëve u regjistruan 23 vatra të reja zjarri. Ja ku ndodhen

Shqiptarët mblodhën 160 mijë euro për fëmijën e tij/ Altin Hila: Qytetarët po ndihmojnë familjet në nevojë, po shteti ku është?

Vatër zjarri në Devoll, flakët përfshijnë një sipërfaqe pyjore në fshatin Sinicë

Zjarri përfshin Parkun Kombëtar Lurë-Malet e Dejës, flakët vijojnë prej 5 orësh

“Po na shkelin me këmbë”, emigranti nga Italia në protestë: Rrjolli 218 ditë në grevë, askush s’përgjigjet

E rëndë në Velipojë, 39-vjeçarit i shpërthen tubi i gazit të mjetit lundrues dhe e djeg

Aksident pranë shkollës “Janaq Kilica” në Fier, makina përplas personin me biçikletë

Aksident në autostradën Durrës-Tiranë/ Katër automjete përplasen me njëra-tjetrën, detajet e para





