Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
AKTUALITET

Emigranti shqiptar nuk rinovon dot pasaportën: e-Albania jashtë funksionit prej disa ditësh

P
Piranjat26 March 2026, 10:34 · 1 min lexim
Emigranti shqiptar nuk rinovon dot pasaportën: e-Albania jashtë

Një qytetar ka ngritur shqetësimin për mosfunksionimin e disa shërbimeve në platformën online e-Albania, duke theksuar vështirësitë që po has në aplikimin për rinovimin e pasaportës.

Sipas denoncimit, ai prej 4-5 ditësh, ndërsa ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, po përpiqet të aksesojë shërbimin për rinovimin e pasaportës, por pa sukses. Qytetari shprehet se sistemi nuk e lejon të hyjë dhe shërbimi rezulton i paaksesueshëm.

Ai shton se e ka provuar hyrjen si nga telefoni, ashtu edhe nga laptopi, por problemi vazhdon të jetë i njëjtë. Ndërkohë, sipas tij, disa shërbime të tjera në platformë, si ato që lidhen me leje për mjete lundruese, rezultojnë funksionale.

Qytetari kërkon që ky problem të marrë vëmendje, me shpresën që situata të zgjidhet sa më shpejt dhe shërbimi për rinovimin e pasaportës të rikthehet në funksion normal.

Mesazhi i qytetarit:

"Mundesh te na besh nje ripostim ksaj sepse kam 4-5 dit jetoj ne amerike qe provoj per rinovim pasaporte ne e albania dhe sme lejon qe te hy ska sherbim ndoshta na hapet. E kam provuar edbe ne laptop e telefon

Tjerat me posht per leje varke dhe sdi ca tjeter ishtie aty punonte kjo spunon ka 4 dit."

Emigranti shqiptar nuk rinovon dot pasaportën: e-Albania jashtë

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.