EMRAT/ Aksident i rëndë në Lushnjë, një i vdekur dhe një i plagosur

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar pasditen e kësaj të marte në një aks rrugor rural që lidh fshatin Bilaj me pjesën tjetër të zonës.
Mësohet se dy mjete, një automjet tip "Volkswagen", i drejtuar nga Viktor Doda, dhe një "Benz", me drejtues Kristjan Laska, janë përplasur me njëri-tjetrin në rrethana që ende po hetohen.
Si pasojë e përplasjes së fortë, drejtuesi i automjetit "Volkswagen", Viktor Doda, banor i fshatit Bilaj, ka humbur jetën në vendngjarje. Ndërkohë, drejtuesi i mjetit tip "Benz", Kristjan Laska, ka mbetur i plagosur rëndë dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës për të marrë ndihmë të specializuar mjekësore.
Sipas të dhënave paraprake të Policisë, dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë me të cilën lëvizte automjeti tip "Benz". Grupi hetimor ka kryer veprimet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur plotësisht shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Lexo edhe
AKTUALITET
Raporti i DASH ‘nxiu’ Shqipërinë, protestuesja: Narkoqeveria bie kur qytetarët mposhtin frikën!

Përfshihet nga flakët Drejtoria Arsimore e Fierit

Arrestohet në Francë i shumëkërkuari i SPAK Ermal Beqiri, pritet ekstradimi në Shqipëri

Konflikt për motive pronësie mes dy familjeve në Pukë, dy të plagosur dërgohen në spital

"Policia ushtroi dhunë, efektivë civilë kërcënuan me thikë protestuesin"/ Protestuesja: Të identifikohen dhe hetohen dhunuesit

Rama ka prerë në besë shqiptarët/ Protestuesi: Në sytë e popullit s’është kryeministër

"Na tërhoqi zvarrë me 1 mijë policë"/ Nënë Liza në protestë: Rama të kishte besë do jepte dorëheqjen

Sot dita e 59 e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në sheshin Skënderbej: Arrestoni Ramën





