EMRAT/ Arratisja e një prej autorëve të masakrës së Velipojës, pranga katër inspektorëve të policisë

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Drejtoria Rajonale Shkodër - Lezhë) ka arresruar në flagrancë katër punonjës policie të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës”.
Menjëherë pas marrjes së informacionit se shtetasi Hasan Verracaku, ndaj të cilit ishte caktuar masa e sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, nuk është konstatuar në banesën ku duhej të mbahej nën mbikëqyrje dhe në ruajtje, specialistët e AMP-së kryen veprimet hetimore dhe procedurale përkatëse, në përfundim të të cilave u bë arrestimi në flagrancë, i punonjësve të policisë:
* Inspektor Dorjan Hasandoçaj;
* Inspektor Gentian Xhanari;
* Inspektor Dioniz Hotaj;
* Punonjësit Ridvan Zefi,
me detyrë pranë Trupës Operacionale të Njësisë së Sigurisë Kombëtare Shkodër.
Ndërkohë shtetasi Hasan Verracaku dyshohet se ka konsumuar elementët e veprës penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, duke thyer kushtet e masës së sigurisë të caktuar me vendim gjykate. Ai akuzohet si i përfshirë në masakrën e Velipojës me 4 të vrarë.
Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për veprime të mëtejshme.
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore mbetet plotësisht e angazhuar në mbrojtjen e ligjit, integritetit institucional dhe besimit të qytetarëve tek institucionet e sigurisë.
Lexo edhe
AKTUALITET
Tentoi të kalonte kufirin me një grua të fshehur në valixhe, arrestohet në Muriqan francezi

Dhunoi qytetarët në protestë, zbulohet identiteti i truprojës së Ulsi Manjës

Fshehu tajlandezen në valixhe për ta nxjerrë nga kufiri shqiptar, arrestohet francezi në Muriqan

U shoqëruan gjatë tensioneve në protestë, shkon në 8 numri i të arrestuarve!

Nga projekti fantazmë i inicineratorit të Tiranës u zhdukën 99 milionë euro





