EMRAT/ Dënime për plagosje dhe vjedhje – Interpol Tirana ekstradon dy të kërkuar nga Britania dhe Greqia

Interpol Tirana ka finalizuar me sukses dy operacione të ndara për ekstradimin e shtetasve shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar, të cilët ishin dënuar nga gjykatat vendase për vepra të ndryshme penale.
Si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë me autoritetet e huaja ligjzbatuese, janë sjellë në Shqipëri dy persona:
Ekstradimi nga Mbretëria e Bashkuar: Është sjellë në vendin tonë shtetasi Kostandino Tahiri (K. T.). Ky shtetas ishte dënuar në vitin 2021 nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me 3 vjet burgim, për veprën penale të “Plagosjes së rëndë me dashje”.
Ekstradimi nga Greqia: Nga ambientet e Athinës është ekstraduar shtetasi Andrea Biti (A. B.). Ai ishte dënuar në vitin 2024 nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier me 8 muaj burgim, për veprën penale të “Vjedhjes”.
Të dy shtetasit i janë dorëzuar Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve për kryerjen e procedurave të mëtejshme dhe vuajtjes së dënimeve të dhëna nga drejtësia shqiptare.
Lexo edhe
AKTUALITET
Zjarr i madh në Selenicë, shkrumbohen disa automjete

I dënuar me 4 vite burg për kultivim droge, kapet në Krujë 40-vjeçari

Pa jelekë shpëtimi dhe mes pushuesve, tre persona sfidojnë rregullat me jetski në Velipojë

Raporti i Dhomës Amerikane ngre alarmin: Mijëra shqiptarë humbin jetën para kohe për shkak të investimeve të ulëta në shëndetësi

“Do t’ju rikthejmë lekët”/ Si funksiononte skema e mashtrimit me ‘Call-Center” që çoi në gjyq tre persona

“Abuzimi nisi kur nëna e të miturës shkoi në Shqipëri”/ Tronditëse në Greqi, 41-vjeçari abuzoi me vajzën e bashkëshortes

Dështimi! Ndotja kërcënon ambicien e Shqipërisë për t’u kthyer në një destinacion turistik në Adriatik

63 milionë euro taksë pasurie në buxhetin e bashkive/ Himara dhe Cërriku kryesojnë rritjen në gjysmën e parë të vitit





