Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra...
AKTUALITET

EMRAT/ Dënohen dy të rinjtë shqiptarë, u kapën me kokainë në Angli

P
Piranjat22 September 2026, 19:04 · 2 min lexim
EMRAT/ Dënohen dy të rinjtë shqiptarë, u kapën me

Dy të rinj shqiptarë nga Burton-on-Trent janë dënuar nga gjykata në Angli, pasi policia u gjeti kokainë, para cash dhe telefona celularë gjatë një operacioni kundër shpërndarjes së drogës.

Taulant Dosku, 27-vjeç, u deklarua fajtor për posedim të kokainës me qëllim shpërndarjen, përfitim ose posedim të pasurisë kriminale, si dhe për drejtim automjeti pa siguracion dhe pa respektuar kushtet e licencës së drejtimit.

Daniel Dralo, 29-vjeç, u deklarua fajtor për përfshirje në shpërndarjen e kokainës dhe për përfitim ose posedim të pasurisë kriminale.

Ngjarja u regjistrua në muajin qershor, kur Dosku po drejtonte një automjet tip Ford Kuga ngjyrë gri dhe ishte i vetmi person në bord. Automjeti u ndalua nga efektivët e njësisë së krimit të organizuar në zonën e Horninglow.

Gjatë kontrollit, policia gjeti 13 qese të vogla me kokainë, 1030 paund cash dhe një iPhone.

Më pas, efektivët shkuan në një adresë në qytet, ku Dralo u paraqit te dera dhe u kontrollua nga policia. Në posedim të tij u gjetën 290 paund dhe dy iPhone.

Dosku u dënua me 1 vit e 8 muaj burg, ndërsa Dralo mori një dënim prej 2 vitesh e 3 muajsh burg, të pezulluar për dy vite, raportojnë mediat britanike.

Pas vendimit, drejtuesja e njësisë së Krimit të Organizuar dhe Madhor, Victoria Downing, deklaroi se policia do të vijojë operacionet kundër grupeve që merren me shpërndarjen e drogës dhe veprave kriminale me ndikim të lartë në komunitet.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.