EMRAT/ Detaje nga aksidenti në Portin e Durrësit, si e shtypi shoferi i kamionit kolegun nga Kosova

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e regjistruar pasditen e kësaj të marte në Portin e Durrësit. Një shofer kamioni që priste radhën për përpunim në pikën doganore, aksidentalisht ka goditur për vdekje një nga kolegët që gjithashtu drejtonte kamion dhe po shkonte të dorëzonte dokumentacionin në skaner për përpunim.
Sipas policisëm në Portin e Durrësit, në sheshin para skanerit, shtetasi Nikolin Mardari, 49 vjeç, banues në Berat, duke drejtuar një kamion, dyshohet se aksidentalisht ka goditur shtetasin Nexhmi Shabani, 62 vjeç, banues në Kosovë, drejtues i një kamioni tjetër, i cili po lëvizte në këmbë për të dorëzuar dokumentacionin e kamionit të tij për t’u futur në skaner.
Si pasojë e goditjes, shtetasi Nexhmi Shabani, 62 vjeç, ka humbur jetën. Kurse shoferi Nikolin Mardari, u shoqërua në Komisariat dhe po kryhen veprimet procedurale.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Lexo edhe
AKTUALITET
Shkeljet në tenderë me vlerë 1 mln euro, GJKKO shpall dënimin për gjashtë zyrtarët e bashkisë Divjakë

E rëndë në Durrës, kamioni përplas për vdekje këmbësorin në Port, humb jetën 62-vjeçari nga Kosova

E rëndë në Korçë! Nëna po kalonte te vijat e bardha, makina përplas karrocën me fëmijën e mitur brenda

I pandehur nga SPAK për korrupsion zgjedhor, Kristian Shkreli mohon akuzat në gjykatë: Nuk kam premtuar asgjë në këmbim të votës

Aksident në unazën e Patosit, plagoset një grua dhe fëmijët

Hetimi për tenderat e oksigjenit/ Sekuestrimi i telefonit nga SPAK, Kushtetuesja dërgon çështjen e Vladimirov në Gjykatën e Lartë

SPAK kontrolle dhe sekuestrime në Bashkinë e Tiranës

Mjeti dëmton linjën elektrike/ Banorët e Drobonikut denoncojnë rrezikimin e jetës gjatë punimeve në aksin Berat–Ballaban





