EMRAT/ Detaje nga operacioni në 3 Call Center, kush janë të arrestuarit

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni i Prokurorisë dhe Policisë së Tiranës i zhvilluar mbrëmjen e sotme në kryeqytet, në 3 Call Center. Sipas të dhënave paraprake, janë vendosur 9 masa sigurie në kuadër të hetimeve.
Katër është numri i të arrestuarve deri tani, janë mësuar emrat e 3 prej tyre, Eduart Dalla, Tedi Agastra dhe Mateo Hoxha. Aksioni po udhëhiqet nga prokurorja e Tiranës, Rovena Zoto.
Bastisen 3 Call Center
Gjatë kontrolleve janë verifikuar 3 Call Center, të shpërndarë në 4 ambiente pune, me rreth 300 poste pune në total.
Dyshohet se nga këto struktura janë mashtruar shtetas nga disa vende, përfshirë Austri, Itali, Spanjë, Greqi, Kanada dhe SHBA, përmes skemave të ndryshme telefonike.
Gjatë operacionit, policia ka shoqëruar disa persona, ndërsa ende nuk është vendosur nëse ata do të mbahen në masë ndalimi apo do të lirohen në vijim të hetimeve.
Policia gjen 1 mln euro cash
Po ashtu, gjatë këtij operacioni janë sekuestruar rreth 1 milion euro cash, të dyshuara si të ardhura nga aktiviteti kriminal.
Dy nga ambientet e kontrolluara ndodhen në “Millennium Business Center”, në Rrugën e Kavajës.
Hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht skemën dhe rolin e secilit të përfshirë në këtë aktivitet.
Lexo edhe
AKTUALITET
Ç'po ndodh me Aeroportin e Vlorës? Pacolli: Nuk kam nënshkruar kontratë, kam qenë i informuar

Bastisja e 3 Call Centerave në Tiranë, sekuestrohen 1 mln euro cash

Piranjat ngritën alarmin/ Policia aksion blic në Call Center-at e Tiranës

Trump cakton ambasadorin e ri në Tiranë, kush është gjenerali që pritet të pasojë Yuri Kim

Detaje nga operacioni ndaj call center-ave në Tiranë. Dyshime për dekonspirim





