EMRAT/ Detaje të reja nga vrasja në Memaliaj, del emri i autorit të krimit

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Memaliaj, ku një konflikt mes dy grupeve rivale ka përfunduar me përdorimin e armëve të zjarrit dhe një viktimë.
Sipas informacioneve paraprake, dy grupet kanë pasur më herët konflikte të vazhdueshme mes tyre, ndërsa mbrëmjen e sotme një sherr i momentit ka rindezur hasmëritë e vjetra, duke degjeneruar në dhunë të armatosur.
Ngjarja ka ndodhur para një lokali në pronësi të shtetasit me iniciale S.K., pranë qendrës së Memaliajt, ku shtetasi Donald Nelaj dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri ndaj Endri Goxhajt, duke vrarë.
Menjëherë pas ngjarjes, autori është larguar nga vendi i krimit në drejtim të paditur, ndërsa forcat e policisë janë vënë në ndjekje të tij për kapjen dhe shoqërimin në komisariat.
Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se personat e përfshirë në konflikt dyshohet të kenë precedentë të mëparshëm kriminalë, ndërsa policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Lexo edhe
AKTUALITET
A rrezikon Shqipëria? ‘Tërmeti’ amerikan: Samitet e NATO-s të bëhen çdo dy vite! Trump mund të mos shkojë

Emri/ U vra me armë zjarri në Memaliaj, kush është 35-vjeçari

Të shtëna me armë zjarri në Memaliaj, dyshohet për një person të vrarë

Hetimet ndaj Agasit, Beqirajt dhe Karçanajt, SPAK njoftim zyrtar: U sekuestrohen pasuri në vlerën mbi 40 milionë euro

Nga dokumentet false te orientimi seksual, metoda e re e shqiptarëve për azil në Angli

“Rrobat ja kam transferuar unë!/ Ish-drejtoresha e AKSHI-t pronare e 3 apartamenteve luksoze në Tiranë! Zbardhet dëshmia shoferit në SPAK...

Drejtohej nga shqiptari, çmontohet rrjeti i drogës. Ja si u zbuluan

Rrëmbenin e kërcënonin "kundërshtarët", detaje nga sekuestrimi i 39 pasurive të Ergys Agasit dhe Ermal Beqirit





